Të ndiqen pushtetarët e korruptuar që po i gërryejnë edhe themelet e shtetit

Të ndiqen pushtetarët e korruptuar që po i gërryejnë edhe themelet e shtetit
Të ndiqen pushtetarët e korruptuar që po i gërryejnë edhe themelet e shtetit

Arsim Haziri

  • 15 November 2020 - 13:07

Shkruan: Arsim Haziri

Në çdo vend ku ka korrupsion, sepse në çdo vidhet ngapak populli, por drejtësia funksionin dhe i ndjek këto dukuri hap pas hapi dhe nuk lejon që korrupsioni dhe zhvatja të metastazojnë. Te ne, shumica e politikanëve janë të këqij, kanë të devijuar nga politika dhe interesi publik. Kjo po dëshmohet edhe me skandalin e fondeve të luftës që i plaçkiten nga ish politikanët e kohës dhe tani më drejtësie po heziton ti heton gjë gjykon. Le të shpresojmë se me vonesë por me guxim do të ngritët zëri qytetar dhe strukturave të grimit do të jua jep shqelmin më serioz të përplasjes në theqafje, pa kthim.

-Shteti normativ sikur të ishte funksional nuk do kishim këtë gjendje e cila iu leverdisë klientelave e rrjeteve të afërta me politikën denigruese. Fondet e krijuara në mërgim për mbajtjen në jetë të UÇK-së, janë keqpërdorur tejet shumë, madje udhëheqësit që e kishin nën menaxhim këtë proces aq shumë e kishin lënduar sa ia kishin devijuar objektivin themelorë. Gjykatat apo rrjeti notmativ kushtetues e ka të lehtë të lëshoje verdikte për abuzuesit e fondeve të jashtme të cilat shumë pak kishin mbërri për çka ishin nisur. Fakti se po bëhen 20 vjet dhe pothuaj askush nuk është dënuar seriozisht, tregon edhe për gjendjen në të cilën ndodhet shteti ynë, dhe kjo paprekshmëri e lëshuar ndaj atyre sikur iu ka krijuar shumë terren politik në vend.

Në çdo vend ku ka luftë populli mobilizohet për ndihmë, duke mos u ndarë në qytetarët rezidentë apo ata që gjenden jashtë shtetit, për ta arritur një qëllim të përbashkët, por në Kosovë kjo përpjekje u vra nga politikanët e inkriminuar dhe të korruptuar të cilët nën logon e angazhimit për shtetin, punuan që nga fillimi për ta zhvatur dhe shkatërruar shtetin. E në një vend ku vritet shpresa qytetare, duke vjedhur dhe plaçkitur, aty realisht vriten njerëzit, dhe kjo vrasje kolektive morale e fizike vjen si pasojë e politikës së keqe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".