A i ka humbur PDK-së rruga në oborr, kujt po i konvenon pezullimi i pjesëmarrjes në punën e Kuvendit të Kosovës

A i ka humbur PDK-së rruga në oborr, kujt po i konvenon pezullimi i pjesëmarrjes në punën e Kuvendit të Kosovës
A i ka humbur PDK-së rruga në oborr, kujt po i konvenon pezullimi i pjesëmarrjes në punën e Kuvendit të Kosovës

Ragip Guraziu

  • 15 November 2020 - 17:32

Shkruan: Ragip Guraziu

Definitivisht po kuptohet që kjo farë loje politike nuk është gjë tjetër ve se përpjekje e kotë e PDK-së për ti ikur përgjegjësisë që e kanë ish deputetët e këtij subjekti politik për formimin e kësaj gjykatë në baza etnike. PDK-ja duhet ti kthehet seriozisht jetës normale politike dhe institucionale, për tu ballafaquar të gjithë së bashku me realitetin e krijuar nga veprimi i Gjykatës Speciale. Ndryshe, ata që po përballen me drejtësinë e Gjykatës Speciale figurat kryesore të Shtabit të UÇK-së, në raste vazhdojnë atje siç kanë filluar, qind për qind do kthehen me kokë lartë në Kosovës, dhe Serbia do gjunjëzohet. Aktakuzat janë të pabaza, por uniteti i domosdoshëm, dhe UÇK-në askush nuk mundet të njollos sepse tani më ka hyrë në Histori kombëtare dhe pikë.

-Tani, në këtë situatë që po e kalon Kosova, po shihet qartë se sa është jo serioz, madje edhe kontraproduktiv, por edhe tejet negative, vendimi i PDK-së që për shkak të fillimit të procesit në Gjykatën Speciale ndaj figurave kryesore nga ky subjekt politik, të pezullohet pjesëmarrja në punën e Komisioneve dhe Kuvendit të Kosovës, duke i kontribuar kështu akoma më shumë thellimit të krizës institucionale dhe procesit të vendimmarrjes në situatën e rënduar me pandeminë globale të koronavirusit. Kjo sjellje negative po reflekton edhe në punën e legjislativit, në procesin vendimmarrës për interes të qytetarëve, në të gjitha trupat e kuvendit, në komisione dhe në seanca plenare.

Kjo po supozohet se është ky edhe një gabim tjetër i madh i PDK-së në raport me interesin e vendit, kur dihet se Gjykata speciale nuk është formuar dhe votuar jashtë vullnetit të këtij subjekti politik, ishte vetë Hahim Thaçi në krye të Qeverisë që inkurajoi formimin e kësaj Gjykate dhe kritikonte vazhdimisht kundërshtarët që bënin thirrje për të mos e votuar, ose amendamentuar Ligjin që të përfshihen edhe krimet serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".