Gjykata Kushtetuese përgatitet ta hedh poshtë kontestimin e LVV-së për zgjedhjen e Qeverisë me votë të pa vlefshme të deputetit Etem Arifi

Gjykata Kushtetuese përgatitet ta hedh poshtë kontestimin e LVV-së për zgjedhjen e Qeverisë me votë të pa vlefshme të deputetit Etem Arifi
Gjykata Kushtetuese përgatitet ta hedh poshtë kontestimin e LVV-së për zgjedhjen e Qeverisë me votë të pa vlefshme të deputetit Etem Arifi

Blerim Burjani

  • 16 November 2020 - 07:09

Shkruan: Blerim Burjani

Ky është dështimi i radhës i përpjekjes politike të VV-së, parti e cila e do pushtetin me çdo kusht, e që nuk po dallon asgjë dhe me asgjë prej partive ekzistuese në skenë politike kosovare. Madje unë konsideroj se as që ia vlen të komentohen veprimet e tilla të këtij subjekti politik, sikur që nuk ja vlen të komentohen as veprimet ad hok për punën e qeverisë ekzistuese apo partive në opozitë, që baras me pushtetin mbajnë përgjegjësi për një kohë të gjatë për zhvillimet negative që po ndodhin në shtet.

-Gjykata Kushtetuese nuk e trajton temën e burgut, pore trajton apo interpreton vetëm gjendjen ekzistuese. Marrja e mandatit të deputetit ndaj Etem Arfit nuk mund të shërben si pretekst dhe argument që të kontestohet edhe mandati i Qeverisë Hoti. Gjykata Kushtetuese as nuk ja merr as nuk ja jep mandatin deputetit Etem Arifi. Kjo çështje nuk ka të bëj me Kuvendin dhe procedurat zgjedhore por me organet e rendit. Deputeti Etem Arifaj ka votuar dhe ka pas mandat për të votuar këtë qeveri, të cilin mandat tani kësaj Qeverie nuk i merr askush. Vlefshmëria e kontestuar e votës se deputetit Etem Arifi është thjeshtë vetëm politik ditore. Gjykata Kushtetuese interpreton vetëm procedurën dhe numrat e votave por jo edhe çështjet e legjitimitetit të deputetëve se a janë a nuk janë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".