Deputetët e PDK-së po i vajtojnë Hashim Thaçin e Kadri Veselin, nuk duan të shkojnë në seancat e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e PDK-së po i vajtojnë Hashim Thaçin e Kadri Veselin, nuk duan të shkojnë  në seancat e Kuvendit të Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 14 November 2020 - 14:07

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Kjo është edhe një përpjekje e kotë e PDK-së për ti ikur përgjegjësisë që e kanë ish deputetët e këtij subjekti politik për formimin e kësaj gjykate në baza etnike. Prandaj dashtë zoti e u vetëdijesofshin kjo “elitë” politike e fillofshin me politika të pastra ta avancojnë këtë vend, sepse nëse edhe në të ardhmen nuk do të kemi përparime në politikat tona, përshtypjet janë se edhe shtete të tjera po na përqeshin me këtë qeverisje të radhës që me dhjetëra herë nuk e krijojnë kuorumin dhe shumë ligje mbesin pa u miratuar, kurse populli është në gjendje të mjerueshme, si në aspektin ekonomik edhe në atë të pandemisë së Korona Virusit.

-Situata në të cilën gjendet politika kosovare, e sidomos me fillimin e punës së Gjykatës Speciale, është jo serioz, madje edhe kontraproduktiv. Këtë më së miri po e dëshmon edhe vendimi i PDK-s që për shkak të fillimit të procesit në Gjykatën Speciale ndaj figurave kryesore nga ky subjekt politik, të pezullohet pjesëmarrja në punën e Komisioneve dhe Kuvendit të Kosovës, duke i kontribuar kështu akoma më shumë thellimit të krizës institucionale dhe procesit të vendimmarrjes në situatën e rënduar me pandeminë globale të koronavirusit.

Me këto veprime këta ushtrues detyre të drejtimit të PDK duan vetëm të ju tregojnë një lloj lojaliteti dhe “mirënjohje” shefave të tyre që tani janë objekt akuzash në Gjykatën Speciale, sepse po nuk u treguan lojal ndaj këtyre, mundë të ju kushtojnë me karrierë këto poste të përkohshme. Ky është edhe një gabim tjetër i madh i PDK-së në raport me interesin e vendit, kur dihet se Gjykata Speciale nuk është formuar dhe votuar jashtë vullnetit të këtij subjekti politik, ishte vetë Hahim Thaçi në krye të Qeverisë që inkurajoi formimin e kësaj Gjykate dhe kritikonte vazhdimisht kundërshtarët që bënin thirrje për të mos e votuar, ose që insistonin për ta amendamentuar Ligjin që të përfshihen edhe krimet serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".