Shikojeni modelin kroat të luftës kundër krimit të nivelit të lartë të politikë, ish komunistë dhe biznesmenë të inkriminuar nga pushteti

Shikojeni modelin kroat të luftës kundër krimit të nivelit të lartë të politikë, ish komunistë dhe biznesmenë të inkriminuar nga pushteti
Shikojeni modelin kroat të luftës kundër krimit të nivelit të lartë të politikë, ish komunistë dhe biznesmenë të inkriminuar nga pushteti

Dardan Grapci

  • 16 November 2020 - 07:17

Shkruan: Dardan Grapci

Është koha e fundit dhe momenti më kritik për ta zhvilluar dhe avancuar shtetin e së drejtës, drejtësinë e pa varur që edhe në Kosovë ta marrim shembull Kroacinë. Ky model i shtetit ligjor, pa krim e korrupsion do të mundë të ndërtohet vetëm atëherë kur ushtarët largohen nga politika, kur largohen edhe ish komunistët dhe tradhtarët nga pozitat që po i mbajnë uzurpuar dhe pa i merituar. Është koha kur Kosovën duhet ta merr në dorë rinia intelektuale dhe më e shëndosha në Ballkan, djemtë dhe vajzat të cilët s’kanë frikë nga parashutistët, biznesmenë kriminel, kur arsimi dhe ekonomia forcohet nga individ të shkolluar dhe jo të korruptuar. Ndryshe kjo aventurë e shtetit të korrupsionit, me drejtësi të kapur nga politika do të vazhdon edhe me vite të tjera dhe do të na përmbysë diku në një katrahurë të pa parashikueshme.

-Kosova eshte shume larg ndërtimit dhe funksionimit si shtet i drejtë dhe demokratik. Drejtësia në Kosovë sot si duket po matet me para dhe jo me mençuri, sepse po të matet me mençuri, jam i bindur që do ishim shteti i parë në rajon, ndoshta edhe në Evropë që jemi duke zbatuar ligjin ashtu si kërkohet, sepse kemi ligjet më të avancuara, në përputhje me standardet e BE-së.



Por jo, këtu po ndodhë e kundërta e asaj. Në vendin tonë qytetarët hyjnë në burgje për shkeljen më të vogël të ligjit, madje edhe nëse atë e kanë bërë për shkak të detyrimit nga kushtet e vështira jetësore, vetëm pse i kanë marrë ilegalisht 1, 2 apo 3 metra dru deri shkon deri në 8 vite burg, kurse politikanët që po vjedhin me miliarda, ose s’po dënohen fare, po gjejnë mënyra mashtrimi, blerje të drejtësisë dhe manipulimi, ose po i dënojnë simbolikisht prej 6 muaj deri në 2 vite, dënim serioz me kusht që hajni të mos e përsëritë kinse vjedhjen e radhës të asaj natyre. Tani ku është drejtësia këtu?!



Gjyqtaret dhe Prokuroret duhet të marrin mësim nga shteti ynë mik që është Kroacia, le ta marrin shembull e ish-Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç ku në start të karrierës ka mbështetur në privatizim funksional në interes të shtetit, të rritjes së zhvillimit dhe të punësimit të rinisë, i ka shitur të gjitha assetet shtetërore që po keq menaxhoheshin, i ka përgjysmuar pagat e ministrave dhe zëvendës-ministrave dhe deputetëve, pas 1 viti e ka luftuar krimin e organizuar, i ka futur në burg ata deputet të cilët kanë qenë të përlyer deri në kokë nga krimi dhe korrupsionit etj.


Ndryshe po funksionon shteti i kapur nga mafio politika në Kosovë. Këtu si duket vetëm ai që ka para shpëton pa i hy thera në këmbë, kurse ai i varfri edhe pse me një fajësi të vogël e dënohet me një dënim të rëndë të pa merituar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".