Kosova akoma larg ndërtimit të shtetit të së drejtës, qytetarët pa perspektivë largohen nga vendi si pasojë e krimit të organizuar

Kosova akoma larg ndërtimit të shtetit të së drejtës, qytetarët pa perspektivë largohen nga vendi si pasojë e krimit të organizuar
Kosova akoma larg ndërtimit të shtetit të së drejtës, qytetarët pa perspektivë largohen nga vendi si pasojë e krimit të organizuar

Muhamet Kelmendi

  • 16 November 2020 - 07:23

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Kudo kemi ngecje, keqpërdorime dhe pushtet të interesave. Kudo kemi punësime pa kritere dhe sipas lidhjeve familjare, politike dhe te interesave të grupeve të ngushta. Vendi po ecë keq. Degjenerimi e ka kapluar shoqërinë tonë. Shumë po ikin jashtë vendit. Fshatrat po zbrazen. Të rinjtë dhe të rejat veç presim momentin për të ikur. E tërë kjo nuk shihet nga politika dhe pushteti. Nuk shihet sepse kështu kanë mundësi për të vjedhur dhe keqpërdorur pushtetin. Koha po ikë dhe nuk ka fare shpresë për ndonjë ndryshim. Ndryshimi është larg shumë larg.

-Shteti i së drejtës është një çështje që e pretendon çdo kush dhe që është qëllimi më i lartë. Në Kosovë kjo është shumë larg për tu arritur dhe natyrisht kërkon shumë angazhim dhe dhimbje të madhe. Dhimbje sepse do të goditen shumë njerëz në sistemin e drejtësisë dhe në politikë. Pastaj në ekonomi dhe në administratë e kudo ku ka nevojë. Kjo është e rëndë dhe kërkon angazhim të madh. Duhet thënë se me shtet të së drejtës nuk nënkuptohet se po ndërtohet një shtet i së drejtës për të gjithë dhe i barabartë dhe juridikisht i drejtë. Në shtet të së drejtës nënkuptohet shteti që mbështetet në ligj dhe që me përpikëri e zbaton ligjin ndaj të gjithëve dhe në mënyrë të barabartë, pavarësisht pozitës, gjinisë, nacionalitetit, racës, dhe faktorëve tjerë dallues në shoqëri.
Kjo për ta rritur Kosova është shumë larg dhe kërkon punë.
Kjo është parë në Kroaci kur u gjykuan në masa të gjëra dhe në të gjitha nivelet njerëzit e pushtetit, dhe u dënuan ashpër.


Në Kosovë kjo është larg. Politika është e kapur. I kapur është edhe sistemi juridik, agjencitë e ndryshme dhe kudo nëpër komuna ka pushtet familjar dhe politik. Për të arritur aty ku kërkon pushteti i së drejtës është një punë e vështirë sepse do të krijon dhimbje të mëdha. Për këtë nuk kanë interes dhe këndej natyrisht ka shumë lidhje të forta në krim, në të gjitha nivelet. Ai shtrihet në gjerësi kudo, sikundër edhe në vij vertikale, në të gjitha nivelet. Këtu është edhe shkaku. Por, fakti kryesor janë të mirat materiale që i kanë krijuar pushtetarët kudo. Ata nuk po i lejojnë spastrimet, sikundër as për ta bërë VETTING-un.
Nuk mundë të presim më mirë me këtë kuadër në pushtet qendror dhe lokal ndonjë veprim. Janë shumë të fortë ekonomikisht dhe në aspektin e pushtetit të pakapshëm.

Këtej kërkohet veprim i guximshëm dhe i gjerë. E kjo bëhet vetëm më ndryshimin e pushtetit qendror. Me LDK-në , me PDK etj., si dhe me subjekt tjera koalicionit nuk ecet në rrugën e ndërtimin të shtetit të së drejtës. Ata e kanë krijuar këtë gjendje dhe ata e pengojnë. Ndërtimi i shtetit të së drejtës kërkon masa juridike dhe natyrisht se edhe penale. Shumë kush do të arrestohet dhe dënohet rëndë. Edhe pasuria do ti konfiskohet.
Ky është përfundimi. E kjo nuk po ecë. Këtej kemi vështirësi të mëdha. Vështirësi në liberalizim të vizave dhe në një zhvillim të shpejtë. Pa këtë po ka vështirësi edhe në punësim, në çështjet ekonomike dhe sociale, në shëndetësi dhe në arsim . Kudo kemi ngecje, keqpërdorime dhe pushtet të interesave. Kudo kemi punësime pa kritere dhe sipas lidhjeve familjare, politike dhe te interesave të grupeve të ngushta. Vendi po ecë keq.

Degjenerimi e ka kapluar shoqërinë tonë. Shumë po ikin jashtë vendit. Fshatrat po zbrazen. Të rinjtë dhe të rejat veç presim momentin për të ikur. E tërë kjo nuk shihet nga politika dhe pushteti. Nuk shihet sepse kështu kanë mundësi për të vjedhur dhe keqpërdorur pushtetin. Koha po ikë dhe nuk ka fare shpresë për ndonjë ndryshim. Ndryshimi është larg shumë larg.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".