Figurat politike që kanë problem me sundimin e ligjit, edhe me Gjykatën Speciale, të tërhiqen nga ambicia për president të ardhshëm të Kosovës

Figurat politike që kanë problem me sundimin e ligjit, edhe me Gjykatën Speciale, të tërhiqen nga ambicia për president të ardhshëm të Kosovës
Figurat politike që kanë problem me sundimin e ligjit, edhe me Gjykatën Speciale, të tërhiqen nga ambicia për president të ardhshëm të Kosovës

Skender Kapiti

  • 16 November 2020 - 10:14

Shkruan: Skënder Kapiti

Do ishte mirë që Presidenti të zgjidhej nga populli dhe aty të shihnim se kush do të fitonte, sikur të kandidonin Haradinaj, Pacolli, Limaj, Kurti dhe Osmani. Por një gjë duhet të kihet parasysh që si të akuzuarit ashtu dhe të thirrurit nga Gjykata Speciale mos të vetë mashtrohen se mund të bëhen Presidentë të Kosovës, dhe as ata të cilët kanë imazh negativ korrupsioni e hajnie.

Ky parlament ka prodhuar krizë, dhe kush prodhon kriza nuk e nxjerr vendin nga kriza, pasi kriza sjell pasoja që janë vështirë për tu ndrequr, prandaj për të dalë nga kriza, vendin e nxjerr prej saj vullneti dhe gjykatësi popull me zgjedhje të reja dhe jo me arnime politike si thotë ndonjë politikan apo analist konformist. Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet nga një parlament i ri, dhe më e mira do të ishte që të zgjidhej direkt nga populli si në SHBA. Tani kur ish presidenti i Kosovës dha dorëheqjen e detyruar, Kosovës i duhet zgjedhja e Presidentit të ri. Gjithkush e lakmon këtë post të lartë të kryetarit të shtetit, por askush prej atyre pretendentëve si nuk e pyet veten sa a është i aftë dhe i duhur për atë post, apo mos ecin sipas logjikes , :”e hu…ha … kur e bëri Thaçi këtë punë e bëj edhe unë”. Është mirë që këta të cilët kërkojnë postin e presidentit, ta llogarisin mirë se çfarë simpatie kanë ata në popull, dhe se çfarë force elektorale përfaqëson partia e tyre.

Të pretendosh për President Republike kur në parlament ke ca deputetë si dhe kur më keq akoma edhe je konsumuar politikisht, kjo nuk shkon. Pse këta kandidatë p.sh. nuk deklarohen që Presidenti të zgjidhet direkt me Referendum, nga vota popullore, pasi aty ata e shohin se çfarë vlere dhe se çfarë “note” ata marrin nga populli. Ky parlament i cili në mënyrë jo legjitime rrëzoi dhe komplotoi kundër qeverisë legjitime, ky tashmë nuk ka as moral dhe as legjitimitet për të zgjedhur Presidentin e Kosovës, pasi tashmë dihet se deputetët e tij janë vetëm xhambazë politik që bëjnë trafiqe e matrapazllëqe për interesa personale. Kështu veproi parlamenti edhe 4 vite më parë kur zgjodhi Thaçin si President.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".