Mjaft ka heshtur drejtësia, nuk duhet të amnistohen abuzuesit e fondeve të luftës, Fondit 3% dhe Vendlindja Thërret

Mjaft ka heshtur drejtësia, nuk duhet të amnistohen abuzuesit e fondeve të luftës, Fondit 3% dhe Vendlindja Thërret
Mjaft ka heshtur drejtësia, nuk duhet të amnistohen abuzuesit e fondeve të luftës, Fondit 3% dhe Vendlindja Thërret

Dardan Grapci

  • 17 November 2020 - 07:36

Shkruan: Dardan Grapci

Jam i bindur që Prokuroria e Shtetit ka guxim të merret me këtë trajtim të rastit, sepse këtë e dëshmoj me grupin e parë të hetimit dhe gjykimit për Fondin3%. E nëse dikush nga spektri politik tenton ta bllokoj këtë proces të filluar të hetimeve dhe gjykimeve, ai duhet të dënohet gjithashtu për pengës në hetime dhe pengim në gjykim. Prandaj çka do që do të ndodhë, unë i bëj apel Prokurorisë së Shtetit të bëj presion tek Bujar Bukoshi, Naser Osmani dhe Atdhe Gashi si dhe tek Ingrid Steiner Gashi për kthimin e këtyre të hollave, të cilët i kanë dërguar populli shqiptar nga Diaspora për ta ndihmuar Kosovën.

-Kosova është vonuar skajshmërisht në dekriminalizimin e skenës politike në këtë periudhë të pasluftës. Sidomos është i pa falshëm fakti që nuk është punuar aspak në këtë drejtim në fazën pas shpalljes së pavarësisë, kur kosovarët kanë marrë në përgjegjësi të plotë nga ndërkombëtaret qeverisjen e vendit. Në kohën kur ne po jetojmë dhe po pretendojmë të ndërtojmë shtet demokratik e të së drejtës, dekriminalizimi është domosdoshmëri urgjente, Mirëpo unë nuk besoj që do ketë dekriminalizim dhe pastrim të plotë në skenën politike të Kosovës, në qoftë se Prokuroria dhe Gjykatat nuk pavarësohen tërësisht nga ndikimi i politikës dhe nuk marrin guxim që të ndërmarrin veprime të ashpra, pa hezitim, për secilin shpërdorim të parasë publike, duke nisur nga e kaluara e përpjekjeve për liri, hetimin dhe ndëshkimin e abuzuesve të fondeve të luftës dhe për të ardhur deri tek abuzimet që po ndodhin sot me buxhetin e shtetit të konsoliduar të Kosovës së pa varur.

Është për tu përshëndetur dhe inkurajuar vendimi që ka marr Gjykata themelore në Prishtinë për grupin e shpërdoruesve me paratë e fondit të Republikës së Kosovës 3% të krijuar gjatë ditëve të vështira të luftës, por që nuk u derdh pas luftë në buxhetin e Kosovës. Prokuroria dhe Gjykata nuk duhet të ndalen vetëm me dy tre individ, duhet të hetohet dhe të dënohet edhe vetë shefi i këtij fondi, Bujar Bukoshi, jo vetëm Naser Osmani dhe Atdhe Gashi. Vetëm duke vepruar pa kursim në këtë mënyrë do të pastrohet politika nga ata që po e rrënojnë shtetin duke vjedhur buxhetin, ashtu sikur që i vodhën pa penguar fondet e luftës, atë 3% dhe Vendlindja Thërret. Abuzimi me fondet e luftës duhet të ndëshkohet me ndëshkime maksimale që shkojnë deri në burg të përjetshëm.
Në këtë mënyrë mundë ti evitojmë edhe shpërdorimet tjera nga individ të tjerë, nëse veç kanë planifikuar për ta bërë një gjë të tillë.

Paratë e fondit te 3% dhe atij Vendlindja thërret duhet të hetohen, të zbulohet ku dhe kush ka investuar në bizneset e pasluftës, dhe të njëjtat të konfiskohen e ti ktheheni buxhetit të shtetit të Kosovës. UFORK-u duhet gjithashtu të jep llogari pse deri më sot nuk ka dal publikisht të tregoj arsyen e këtij keqpërdorimi por kanë heshtur kur është fjala për fondin 3%.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".