Me ligjin Vetting bijën në gjunjë para drejtësisë edhe “sanaderat” e Kosovës

Me ligjin Vetting bijën në  gjunjë para drejtësisë edhe “sanaderat” e Kosovës
Me ligjin Vetting bijën në  gjunjë para drejtësisë edhe “sanaderat” e Kosovës

Hasan Preteni

  • 17 November 2020 - 12:59

Shkruan: Hasan Preteni

Kroacia nuk është larg, Tirana edhe më afër. Po i vjen era edhe në Kosovë. Ndryshime politike, Vetting në polici dhe “ gjyqësor”. Vetting në Gjykatën Kushtetuese, Vetting te mekanizmat e pavarur dhe gjithçka do fillon nga e para. Institucionet e Drejtësisë i kanë informacionet vetëm duhet të largohen poltronat e politikes ( gjysma e tyre shkoi) dhe aksioni do fillon. Deri atëherë, të gjithë shefat e partive politike duhet të largohen duke filluar që nga më i moshuari!

-Do vjen koha, jam i sigurt që edhe Kosova ti dënon “Sanaderat” e vetë. Tani për tani nuk po i vjen era por do vjen koha. Tani Kosova po i dënon disa ekzekutues të fondit 3% por jo aktorët kryesor, dënohet asistenti por jo shefi i asistentit, dënohet një akter por jo shefat e tyre. Shuhen task forcat, shkarkohet drejtori i policisë dhe vazhdohet me avazin e vjetër. Vidhet thesari, vidhet kasaforta 300 kg, zhduket materiali i prokurimit në polici, ministri merr tender në Qeveri, paguhen mëditjet për punëtori brenda vendit. Për çdo ditë skandale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".