Sistemi i kalbur i drejtësisë në Kosovë pengesa kryesore e perspektivës evropiane të shtetit dhe liberalizimit të vizave

Sistemi i kalbur i drejtësisë në Kosovë pengesa kryesore e perspektivës evropiane të shtetit dhe liberalizimit të vizave
Sistemi i kalbur i drejtësisë në Kosovë pengesa kryesore e perspektivës evropiane të shtetit dhe liberalizimit të vizave

Nexhat Haziri

  • 18 November 2020 - 07:43

Shkruan: Nexhat Haziri

Për të bërë hapa pozitiv në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të çliruar nga mafia politike duhet presion më i madh qytetar në adresë të institucioneve të vendit, përndryshe nëse akoma vazhdon kjo agoni ne të cilën është përgjumur shoqëria kosovare, politikanët do të vazhdojnë të pasurohen përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa pasojat do të vazhdojnë ti vuajnë qytetarët.

-Kosova vazhdon të vuaj nga mungesa funksionimit të ligjit, dhe se sistemi i kalbur i drejtësisë ka qenë evident në çdo raport të institucioneve ndërkombëtare që për fokus kanë funksionimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhe ko situate e pafavorshme për Kosovën është si pasojë e një shteti të kapur nga zyrtarët më të lart të saj të cilët janë të inkriminuar në vepra korruptive duke u bërë si një lloj mburoje për krimin e organizuar, nga i cili po ashtu kanë përfituar pasuria marramendëse për familjet e tyre dhe grupet e tjera të interesit më të cilët janë të lidhur ngushtë.

Kjo natyrisht se e ka penguar Kosovën për të avancuar në agjendën e integrimeve euro-atlantike dhe qytetarët e Kosovës janë dënuar, sidomos nga BE, duke mos ua mundësuar lëvizjen e lire sikur edhe qytetarët e tjerë nga shtete jo anëtare të këtij blloku. Shembulli i Kroacisë dhe dënimi i sh-kryeministrit dhe ish- presidentin e HDZ-së Ivo Sanader, është shembull i mirë i një vetëdijesimi të një shoqërie, e cila për fat të keq tek ne akoma është larg, pasi kuptohet se pa një presion shoqëror të të gjitha shtresave, politika nuk do të lëvizë në këtë drejtim pasi ajo e ka gjetur rehatin e vet në kapjen e shtetit në të gjitha segmentet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".