Gjykimi i drejtë i abuzuesve të fondeve të luftës, fondit 3% dhe Vendlindja Thërret, ngjall shpresën e qytetarëve për shtetin e së drejtës

Gjykimi i drejtë i abuzuesve të fondeve të luftës, fondit 3% dhe Vendlindja Thërret, ngjall shpresën e qytetarëve për shtetin e së drejtës

Hajrullah Tërnava

  • 18 November 2020 - 07:34

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Nëse arrihet luftimi i krimit të këtyre dy fondeve të 3% dhe Vendlindja Thërret, edhe shpresa e luftimit të këqijave të shumta në këtë vend, atëherë popullatës do i kthehet shpresa e të jetuarit në Kosovë, por nënkupton që luftimi i të këqijave duhet të vazhdohet në mënyrë permanente dhe politikajt në ardhje që do ti fitojnë zgjedhjet do të mundohen të japin shembullin e tyre e të punuarit mirë dhe ligjshëm, në këtë mënyrë Kosovës do ti kthehet ligjshmëria dhe legaliteti në lëmit e ndryshme.

Shenjat e optimizmit që të ndryshoj kjo shoqëri në luftimin e krimit të organizuar dhe shumë tjera të këqija që iu kanë bërë këtij vendi, janë të dukshme tani me fillimin e Gjykatës Speciale, sepse deri më tani as që ka pasur shans që të ndodhë një gjë e tillë, sepse shteti ishte i kontrolluar-kapur prej të “fortëve” të shtetit të cilët kanë krijua pasuri enorme dhe dihet që askush nuk ka guxua ta inicon luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Tani mundë të filloj epoka tjetër e luftimit të krimit dhe të këqijave të mëdha që i kanë ndodhur këtij vendi, por njëherë duhet të shkohet në zgjedhje, dhe ajo parti që i fiton zgjedhjet kur ta krijon qeverinë, duhet të bëjnë reforma të mëdha në institucionet e Kosovës, si në drejtësi, prokurori, polici, AKI, etj. të cilët ishin servil të kësaj kaste politike.

Këtë dekriminalizim dhe pastrim të plotë të skenës politike Kosovare, nëse nuk hetohet dhe nuk gjykohet thellësisht shpërdorimi i ish fondeve të luftës që në organizim të liderëve aktual politik,, u krijuan dhe funksionuan në emër të zhvillimit dhe mbështetjes së luftës për liri, dhe ndihmë të qytetarëve. Sidoqoftë këto fonde, fondi 3% dhe ai Vendlindja Thërret u abuzuan dhe menagjerët e tyre pas lufte dolën të pasur super milioner, kurse bashkëpunëtoret e tyre u bënë me të shpejtë biznesmen që morën monopolin. Sado që me vonesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluara para ca vitesh dhe përfunduar ditë më parë gjykimi ndaj një grupi që ka abuzuar me fondin 3% të lidhjes së Bujar Bukoshit, ndaj ish -deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Naser Osmani dhe Atdhe Gashit, ish-këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil Bujar Bukoshit, të akuzuar për shmangie nga tatimi dhe shpërdorim, dhe është lajm i mirë që grupi i parë i abuzuesve me fondin 3% është dënuar, është shpallur edhe aktgjykimi.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 28 prill 2017, kishte ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Bujar Bukoshi, për shkak të veprës penale “Shpërdorim”, nga neni 257 par.2 lidhur me par.1 të KPK-së dhe veprës penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 249 par.2 lidhur me par.1 të KPK-së, kundër të akuzuarit Bujar Bukoshi, Naser Osmani dhe Atdhe Gashi për shkak të veprës penale “Shpërdorim”, nga neni 257 par.3 lidhur me par.1 të KPK-së, lidhur me par.31 të KPK-së, kundër Naser Osmani për shkak të veprës penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 249 par.1 të KPK-së dhe kundër të akuzuarit Atdhe Gashi për shkak të veprës penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 249 par.1 të KPK-së.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi akuzohet se gjatë periudhës kohore 2008-2015, me qëllim që t’i sjellë vetit apo tjetrit dobi pasurore të kundërligjshme, e ka përvetësuar pasurinë e luajtshme të personave tjerë, e cila i është besuar atij, ashtu që qytetarët e Republikës së Kosovës, të punësuar jashtë Kosovës, kanë kontribuar me mjete monetare në fondin 3%, duke parë nevojën për të ndihmuar Kosovën, e cila në atë kohë, ishte në kushte shumë të vështira ekonomike, duke dhënë donacione secili sipas mundësive të veta nga 3% deri në 10%, para këto së fundmi janë transferuar në xhirollogarinë e “Fond de R. Kosova” në Prishtinë, në NLB, shumen prej 90,380,00 euro, ka tërhequr me para në dorë (kesh) të cilën me asnjë dëshmi nuk e ka arsyetuar se për çfarë qëllimi i ka shfrytëzuar, me këtë e ka dëmtuar buxhetin e Fondit 3%, e njëherësh edhe bashkatdhetarët e Kosovës, në shumë prej 90,830,00 euro, po ashtu edhe shumën prej 3,500 euro, paguar për bileta, Ingrid Steiner Gashi, me 26 gusht 2019, që nuk dihet kush është, por jo punëtorë e UFORK-ut.

Mirëpo derisa për fondin 3% ka një proces në zhvillim e sipër, mbetet akoma I pa trajtuar hetimi dhe gjykimi për fondin Vendlindja Thërret. Nëse ndryshojnë për të mirë gjërat në të ardhmen me reforma që priten të ndodhin, Prokuroria e shtetit do ta ketë guximin qe te lëvizë përpara dhe të mos mbetet e njëanshme në trajtimin e shpërdorimit të këtyre dy fondeve përderisa janë dy krah të ndryshëm politik që abuzuan me këto para të qytetarëve dhe për dy dekada janë në pushtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".