Qeveria garanton shpërblimin e kompanisë së Devollve me paratë e Telekomit

Qeveria garanton shpërblimin e kompanisë së Devollve me paratë e Telekomit
Qeveria garanton shpërblimin e kompanisë së Devollve me paratë e Telekomit

Ragip Guraziu

  • 18 November 2020 - 07:47

Shkruan: Ragip Guraziu

Sado që është arritur një marrëveshje kompromisi, punëtorët nuk duhet besuar 100% premtimeve të pa qarta të qeverisë rreth kërkesave të tyre, prandaj duhet të jenë të kujdesshme nga prapaskenat që mundë të ju kurdisin në të ardhmen Devollët me qëllim të zhvatjes dhe falimentimit të Telekomit. Menaxhmenti i Telekomit nuk duhet të heshtë, duhet të të përgatitet seriozisht për të ushtruar padi penale nga ish Z-Mobile për dëmin që i është shkaktuar deri më tani dhe ngecjen në zhvillim, sepse plani i tyre ka qenë që të ja uli vlerën në treg, ta falimentojnë ose eventualisht të përgatiten për ta blerë me çmim të ulët, nëse do të nxirrej në shitje-privatizim.

-Kompania Dardafon-ish Z-Mobile i ka shkaktuar humbje Telekomit mbi 200 milionë euro. Megjithatë, me ndërmjetësimin e Qeverisë është arritur një marrëveshje që brenda 24 muajve në vijim, Telekomi i Kosovës të ja shlyej kësaj kompanie borxhin e pretenduar sipas një vendimi të gjykatës së arbitrazhit, për shkak të ndërprerjes së kontratës 10 vjeçare për Z-Mobile. Kjo na lë të kuptojmë se Qeveria është dorëzuara tërësisht , duke u dëshmuar tërësisht e pa fuqishme, siç po thuhet, para mafio oligarkëve Devolli të cilët nuk po kursejnë asgjë në përpjekjet e tyre për rrënimin e plotë të Telekomit të Kosovës dhe gllabërimin e kësaj ndërmarrje publike, ndër më profitabilet gjatë funksionimit të saj të deritashëm, deri në lidhjen e kontratës kriminale me Dardafonin- Z Mobile.

Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës lidhur me bllokimin e llogarive bankare dhe zhvatjes së Postë Telekomit të Kosovës, sipas tyre, pasi që Qeveria ka dështuar deri më tani të ofroj mbështetje dhe të parandalon zhvatjen që po I bëhet Telekomit nga oligarkët Devolli. Këtë e ka dëshmuar disa herë vetë kryetari i Federatës së Sindikatave të Pavarura të Postë Telekomit të Kosovës Lami Balaj. Sindikalistët e Telekomit vazhdimisht kanë bërë denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë, madje duke denoncuar edhe në Prokurorinë e Shtetit, por asgjë nuk është ndërmarr për ta ndalur këtë projekt të zhvatjes dhe rrënimit, pasi që kompania Dardafon, ish-Zmobile, i ka shkaktuar humbje Telekomit mbi 200 milionë euro dhe nuk është penguar nga askush, nuk është hetuar nga Prokuroria dhe nuk është dënuar nga Gjykata. Për më tepër, ka ardhur edhe deri te bllokimi i llogarive bankare të Telekomit nga ana e përmbaruesit që ka vepruar sipas urdhrit te dhënë nga Devollët. Para pak ditësh ka ndodhur edhe Bllokimi i dytë brenda 3 muajve dhe tërheqja e mjeteve financiare nga llogaritë bankare të Telekomit, gjë që ka rrezikuar operimin e kompanisë dhe mirëqenien e punëtoreve, kurse nga ana tjetër janë rrezikuar edhe mbi 1 milion konsumatorë të Telekomit dhe pagat e punëtoreve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".