Gjykata Kushtetuese e Kosovës të shkëputet nga tutela e politikës, ta vlerëson drejtë votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti

Gjykata Kushtetuese e Kosovës të shkëputet nga tutela e politikës, ta vlerëson drejtë votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti
Gjykata Kushtetuese e Kosovës të shkëputet nga tutela e politikës, ta vlerëson drejtë votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti

Ragip Guraziu

  • 19 November 2020 - 07:48

Shkruan: Ragip Guraziu

Gjykata Kushtetuese, siç po cilësohet, ndryshe veproi në vitin 2014 kur fituese e zgjedhjeve ishte PDK-ja, dhe ndryshe në 2020 kur fituese ishte LVV. Kjo gjykatë vazhdimisht ka përdorë standarde të dyfishta. Në 2014 nuk mund të bëhej qeveria pa fituesin e zgjedhjeve. Kurse në 2020 qeveria kishte mundësi të bëhej pa fituesin e zgjedhjeve. E njëjta Gjykate Kushtetuese me standarde te dyfishta. U tha se as me 2 dhjetor nuk pritet që të merret ndonjë vendim ndryshe nga kjo Gjykate Kushtetuese. Nëse është në interesin e shefave që kjo qeveri të bie, atëherë do e shpalle si të jashtëligjshme votën e deputetit Arifi për votimin e qeverise Hoti dhe kështu vendi detyrohet të shkon në zgjedhje të reja ose procesi të kthehet edhe njëherë në pikën zero.

-Qeveria Hoti edhe pse po cilësohet qeveri jo legjitime nga disa vendor, duhet të dëshmojë me punën e tij patriotike e kombëtare, dhe të reflekton e formon një unitet politik, duke bashkëpunuar me të gjithë, pavarësisht fatit të jetëgjatësisë së saj. Nga disa të tjerë, përveç LDK-së, Qeveria Hoti po thuhet se është qeveri jo legjitime. Jo vetëm për faktin që është votuar nga një deputet i dënuar për korrupsion, por edhe nga mënyra e vjedhjes së mandatit fituesit të zgjedhjeve, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje. Çdo gjë ishte e planifikuar nga LDK-ja dhe partitë e tjera. Stërzgjatja e lidhjes se koalicionit në mes të LVV dhe LDK-së, kushtet absurde nga ana e kësaj të fundit, dhe deri tek prishja e koalicionit.

Ndryshe Qeveria Hoti edhe pse po cilësohet qeveri jo legjitime nga disa parti politike vendore opozitare, kryesisht të nxitura nga lakmia për pushtet, ajo duhet të dëshmojë me punën e saj deri në fund sjellje patriotike e kombëtare, dhe të formoi një unitet të plotë politik duke bashkëpunuar me të gjithë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".