Është koha e fundit për këndellje të qytetarëve të mashtruar, të ndëshkohet kjo kastë politike shkatërruese e shtetit

Është koha e fundit për këndellje të qytetarëve të mashtruar, të ndëshkohet kjo kastë politike shkatërruese e shtetit
Është koha e fundit për këndellje të qytetarëve të mashtruar, të ndëshkohet kjo kastë politike shkatërruese e shtetit

Blerim Burjani

  • 20 November 2020 - 07:34

Shkruan: Blerim Burjani

Tash nga mos këndellja e vazhdueshme e qytetarëve, nga mos ngritja e iniciativave tjera politike të inteligjencës dhe komunitetit të biznesit këtu s’ka gjë, vetëm është humbje kohe duke pritur ndryshime spontane . Për çka duhet të kemi prapë zgjedhje? Vetëm për ti riciklua këta të njëjtit sikur që u bë tash kronikë e kalbur si praktikë me këto parti politike. Këto parti veprojnë dhe punojnë sipas interesit që kanë nëse kanë e votojnë nëse jo pse ta votojnë këta serish pra qytetaret dalin në zgjedhje sërish vijnë tjerët të njëjtit si deri tash, deri në një e ndryshim tjetër nuk ia vlen fare për të analizuar dhe komentuar.

-Po vazhdon idiseada e mosmarrëveshjeve , inateve, luftë për pushtet në mes këtyre partive politike qe 20 vite njëjtë , pa ndonjë dallim ndërmjet tyre, ideja është ta rrëzojnë njëra tjetrën deri në pa kufij ,luftë për pushtet ,luftë për privilegje , luftë për shpërfillje të drejtave të qytetareve. Por të gjitha këto që po ndodhin rastësisht, këto parti PDK, LDK AAK, NISMA VV, janë parti që kanë punuar vazhdimisht kundër qytetarëve të Kosovës e qytetarët nuk kanë kërkuar ndonjë alternativë tjetër. Kosova ka shumë parti politike deri më tash 74 parti qytetarët nuk janë vetëdijesuar dhe i kanë votuar pa ndal 20 vjet dhe dëmet i kanë paguar vetë qytetari, nëse nuk ka vetëdijesim atëherë ka sanksion. Ky mashtrim me bekimin e qytetarëve po ndodhë që 20 vjet, normal që nëse qytetarët nuk ndërrojnë veridiktin e tyre do ta kenë kështu si është edhe 20 e ardhshme.

Ky është çmimi që duhet të paguajnë. Për këtë arsye deri më tash s’ka pas seriozitet , paratë e qytetarëve janë bërë rrush e kumbulla, e po thonë qytetarët janë lodhur prej këtyre partive. Po të ishte kështu qytetarët nuk do të merreshin me këtë klasë politike inatçore, grabitëse të buxhetit të qytetarëve, prandaj shtrohet pyetja deri kurë kështu. Unë mendoj se kjo gjendje kaotike dhe e pa shpresë do të vazhdon kështu si nëpër mjegull derisa qytetari te gjen vetë zgjidhjen, që të votoj dikën tjetër dhe këto parti të shkon në një histori ankthi. Pra s’ka çka presin qytetarët, pse ta votojnë këtë ligj. S’kanë motive ata, nuk fitojnë edhe prej këtij ligji më shume se privilegjet që i kanë për vite, biznes hesapi shpjegohet kjo punë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".