Kjo Qeveri nuk mundë ta shpëton Telekomin e Kosovës nga planet e kurdisura për rrënim dhe zhvatje të oligarkëve Devolli

Kjo Qeveri nuk mundë ta shpëton Telekomin e Kosovës nga planet e kurdisura për rrënim dhe zhvatje të oligarkëve Devolli

Hajrullah Tërnava

  • 19 November 2020 - 13:22

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Për ta ruajtur Telekomin si resurs publik dhe siguruar zhvillimin e mëtutjeshëm për interesin e shtetit dhe të qytetareve, është e domosdoshme që të bëhen reforma të thella menagjeriale, por këtë nuk mundë ta bëjë kjo qeveri aktuale. Kërkohet hetim i gjerë i së kaluarës kriminale brenda ndërmarrjes, nga AKI dhe institucionet tjera të drejtësisë, dhe kjo mundë të bëhet vetëm me mbështetjen e një qeverie serioze që e ka për interes zhvillimin dhe rimëkëmbjen, prandaj është e domosdoshme të shkohet në zgjedhje të reja dhe të krijohen institucionet krejtësisht me drejtues të ri të pa sprovuar dhe të pa korruptuar.

-Vetë mënyra e të qëndruarit në pushtet të kësaj Qeverie është për tu habitë, se si mundë të jetë kaq inerte kjo qeveri, dhe të qëndron në pushtet pa i ngjarë së paku qeverisë së vërtetë funksionale e cila gjatë kryerjes së detyrave tregon shkathtësi, energji, ligjshmëri, sa që qytetarët mos ti vërejnë mangësitë e kësaj Qeverie. Me këto sjellje të kësaj Qeverie më mirë do të ishte që kjo të ofroj dorëheqjen e sajë dhe sa më parë të shkohet në zgjedhje, që votuesi ta zgjedh Qeverinë e tjetër sipas votës dhe rezultatit të ri zgjedhor. Është e turpshme nëse kjo Qeveri nuk jep dorëheqje, pasi po dëshmohet tërësisht e pa fuqishme para mafiooligarkëve Devolli të cilët nuk po kursejnë asgjë në përpjekjet e tyre për rrënimin e plotë të Telekomit të Kosovës dhe gllabërimin e kësaj ndërmarrje publike, ndër më profitabilet gjatë funksionimit të saj të deritashëm, deri në lidhjen e kontratës kriminale me Dardafonin- Z Mobile.

Nëse analizohet kjo e thënë se deri në lidhjen e kontratës kriminale me Dardafonin-Z Mobile, punëtorët e Telekomit të Kosovës me të drejtë kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës lidhur me bllokimin e llogarive bankare dhe zhvatjes së Postë Telekomit të Kosovës, siç thonë ata, pasi që Qeveria ka dështuar deri më tani të ofroj mbështetje dhe të parandalon zhvatjen që po i bëhet Telekomit nga oligarkët Devolli. E dështuar dhe e dorëzuar para krimit të organizuar dhe oligarkëve Devolli po dëshmohet edhe drejtësia, pasi që Kryetari i Federatës së Sindikatave të Pavarura të Postë Telekomit të Kosovës Lami Balaj tha se vazhdimisht kanë bërë denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë, madje duke denoncuar edhe në Prokurorinë e Shtetit dhe përmes mediave, pasi që kompania Dardafon, ish-Zmobile, i ka shkaktuar humbje Telekomit mbi 200 milionë euro, kurse tani po i bllokohen edhe llogaritë bankare.

Sidoqoftë pozitive në këtë konsistencë të punëtorëve edhe rezultati final i këtij presioni pasi që punëtoret nuk ju kanë besuar premtimeve të pa qarta të qeverisë rreth kërkesave të tyre prandaj kanë hyrë në grevë e cila ka filluar të mbahet në ndërtesën e Telekomit të Kosovës sepse nuk ju garantua asgjë lidhur me zhbllokimin e llogarive të kësaj ndërmarrje dhe as kur punëtorët do t’i marrin pagat e tyre. Krejt në fund u arrit marrëveshja që llogaritë të zhbllokohen kurse borxhi i pretenduar ndaj Z-Mobile të shlyhet brenda një periudhë 24 mujore, duke filluar nga muaji janar i vitit në vijim.

Krejt ky mosbesim i punëtorëve ndaj qeveritarëve e ka kuptimin e tijë real pasi që shihet qartë që në këto veprime të këtij krimi të organizuar janë të lidhur të mëdhenjtë e shtetit të cilët janë të lidhur me krimin e organizuar dhe krejt këto veprime kriminale kanë mundur ti kryejnë në bashkëpunim me aleatët e tyre, si në këtë rast me Devolli kompani. Prandaj është e kuptueshme që tani Qeveria as që guxon për tu lëshuar në analiza detale dhe për ti zbuluar shkaktarët se kush ka kontribuar më shumë me kontratën e dëmshme për ta dëmtuar kaq seriozisht një kompani profitabile sikur që ka qenë Telekomi i Kosovës. Telekomi i Kosovës gjithnjë ka qenë stabil dhe profitabil, dhe nuk ka pasur fare nevojë me hy në lidhje me kompaninë Devolli kur dihet që kurrfarë të mire nuk kanë pasur për qëllim ti sjellin Telekomit përveç fillimit të zhvatjes dhe shkatërrimit nga brenda. Telekomit mundë ti sigurojnë ringjalle të shpejtë vetëm konsumatorët besnik, nëse puna merret seriozisht dhe ofrohen shërbime stabile e kualitative, me çmime konkurrente, duke mos lejuar që përsëri aty ti fut gishtat politika për interesat e veta, sikur që janë përzier në të kaluarën të mëdhenjtë e shtetit me Devollët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".