Një grusht deputetësh të pa përgjegjshëm po luajnë më fatin e dy milion banorëve të Kosovës

Një grusht deputetësh të pa përgjegjshëm po luajnë më fatin e dy milion banorëve të Kosovës
Një grusht deputetësh të pa përgjegjshëm po luajnë më fatin e dy milion banorëve të Kosovës

Dardan Grapci

  • 20 November 2020 - 07:39

Shkruan: Dardan Grapci

Është e turpshme se si po luhet kjo lojë nga deputetët kur po dihet që non stop po dështon votimi i këtij i ligji. Unë mendoj se do të ishte shumë e drejtë që qytetarët e Kosovës të ngritën dhe protestojnë pse nuk po votohet ky ligj dhe po ashtu të nënshkruajnë peticion që të ju njohët e drejta ti tërheqin 100% kursimet nga ky Trust, i deponojnë diku tjetër ku ata e shohin interesin dhe besimin e tyre sepse këta politikanë e kanë uzurpuar shtetin, i kanë bllokuar të gjitha institucionet dhe po luajnë me fatin e 2 milion banorëve.

-Deputetët e Kosovës nuk janë duke menduar për qytetarët aspak, po mendojnë vetëm se si ta mashtrojnë popullin edhe para zgjedhjeve të 29 nëntorit në këto dy komunat që pritet të mbahen si të jashtëzakonshme për të pasur kandidatët e tyre për kryetar. Këtë e kanë vetëm sa për vota dhe pastaj te vazhdojnë me të njëjtën taktik e cila është korrupsioni dhe hajnia. Jam i bindur që po t’ju kishte thënë Lista Serbe me votua ndonjë projekt që është kundër shqiptareve, deri më tani ajo ish votuar 100% nga deputetët vendor dhe ata Serb, por tani kur populli ka nevojë më së shumti për ndihme financiare në këtë krizë të Pandemisë, ata bëjnë hajgare me popullin sa që as nuk shkojnë nëpër seanca të Kuvendit e nga ana tjetër marrin pagë prej 1500 deri në 2000 eurove.

Unë mendoj qe duhet te ndryshohet ky Ligj që përcakton edhe përgjegjësinë e deputetit, ku nëse një deputet nuk vjen në seancë ti hiqet nga paga për100 euro, vetëm në këtë mënyrë do të ndërgjegjësohen, ndryshe është e pritshme dhe e besueshme 100% që në zgjedhjet e reja parlamentare, kurdo që të mbahen ato, do të ndëshkohen aq keq nga populli sa që do të fillojnë me ultimatume ndaj qytetarëve për mos vënie te votës ndaj tyre.

Nuk e kuptoj pse një projekt siç është Ligji për rimëkëmbje ekonomia duhet të bllokohet e të mos votohet në Kuvend, kur në fakt ato para që gjenden në Trustin e Kosovës janë të qytetareve, pse duhen qytetarët të presin kaq gjatë për këtë votim duke u privuar nga e drejta e tyre e shfrytëzimit emergjentë të pjesshëm të një sasie të këtyre mjeteve.
 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".