Fitorja e Joe Biden për president të SHBA-ve, e rikthen Kosovën në top prioritet të administratës amerikane, dobëson pozicionin ruso-serb

Fitorja e Joe Biden për president të SHBA-ve, e rikthen Kosovën në top prioritet të administratës amerikane, dobëson pozicionin ruso-serb
Fitorja e Joe Biden për president të SHBA-ve, e rikthen Kosovën në top prioritet të administratës amerikane, dobëson pozicionin ruso-serb

Skender Mulliqi

  • 22 November 2020 - 09:12

Shkruan: Skënder Mulliqi

Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së, të cilin e kryeson kongresisti Eliot Engel, ka thënë se çdo kush që ka kryer krime të luftës në Kosovë, pa marr parasysh etninë, duhet të sillet para drejtësisë. Këto janë gjera shumë pozitive , dhe më të drejtë bazohej edhe gëzimi i shqiptarëve më fitoren e Bajdenit, i cili ishte angazhuar për lirinë dhe pavarësinë tonë. Kosova me Bajden do të kthehet në agjendën e politikës amerikane , duke ia shuar shpresat Serbisë dhe Rusisë për qasje të politikave të tyre ekspansioniste në Ballkanin Perëndimor.

katër vite sa ishte në pushtet presidenti në ikje, Donald Tramp, Kosova nuk ishte në agjendë të politikës të jashtme amerikane. Administrata e Trampit më duket mua, edhe kur u interesua për Kosovën, nuk e bëri këtë gjë në mënyrën më të mirë. Shumë kohë shkojë zvarrë e dhëna se zyrtari i lartë , Bolton kishte ide pro serbe dhe ashtu edhe e tregoi edhe koha. Amerika e Trampit sikur e ndryshoj pakë sa kursin e politikës së jashtme, e cila bëri që të dobësoj atë si fuqi numër një në botë. Duket së ndihma që i ka kishte bërë Putin në zgjedhjen për president të Amerikës, edhe kishte ndikuar që Tramp në një mënyrë apo tjetër t’ia kthej këtë borxh Rusisë.

E ky lloj borxhi duket lidhej më fatin e Kosovës, për shkëmbime territoriale që në fakt ishte ndarje e dhimbshme e Kosovës. Tramp, Bolton e Grenel më shumë anuan politikën serbe në rajon , duke e faktorizuar atë. Po mos të ishte Gjermania e Merkelit, ndoshta sot do të kishim edhe ndarjen e Kosovës mbi bazat etnike. Grenel diplomacia e ka dobësuar shumë Kosovën në arenën ndërkombëtare, si dhe në planin e brendshëm në pikun e pandemisë globale, duke ndikuar në rrëzimin e Qeverisë të mirë Kurti. Kosova nuk pati njohje të reja ,së ata që ishin në krye të shtetit më shumë u interesuan për fatin e tyre personal, së sa për fatin e Kosovës , në bisedimet maratonike më Serbinë e pa reformuar.

Madje, gjatë mandatit katër vjeçar të Trumpit, Serbia më lobimin e saj, bëri 17 çnjohje. Asnjë vërejtje gjatë kësaj kohe nuk mori Serbia dhe as Vuçiqi, as nga Amerika dhe as nga shtetet e BE-së. Edhe Marrëveshja e Uashingtonit më shumë e fuqizojë shtetin e Serbisë në rajon , ne vend që edhe për shumë vite ky shtet të barte hipotekën e shtetit gjenocidial. Kjo marrëveshje jo që është shumë e keqe për Kosovën, por shumë më favorizuese është për Serbinë .Saga e administratës Tramp përfundojë, më fitoren e demokratit, Joe Bajden në zgjedhjet për president te ardhshëm të Amerikës. Kjo fitore mendojë unë ishte fitorja më e madhe për shqiptarët pas fitores të vitit 1999 mbi Serbinë. Shumë gjatë strukturat tona politike në pushtet nuk punuan mirë në shtet ndërtim dhe mirëqenie, sikur nuk punuan mirë as në planin e jashtëm, duke e lënë fazën e tranzicionit në gjysmë, ose edhe të degraduar, që është shumë absurde dhe e pafalshme. Krimi dhe korrupsioni janë fenomenet që janë duke e ngulfatur Kosovën.

E kanë mbërthyer vendin në skam dhe mjerim social, e i kemi pasur të gjitha para kushtet, që punët ti kishim shumë më mirë. Kur flasim për politikat e jashtme të Kosovës, ato ishin katastrofale në përfaqësim .Bisedimet më Serbinë shkuan sipas agjendës të Vuçiqit, thua së ne ishim agresori në luftë, e jo viktima! Pastaj, kurrë drejtuesit tanë të shtetit nuk e paditën Serbinë për gjenocid, sikur që kurrë nuk i kërkuan dëmet e luftës. Shumë pak bënë për të pagjeturit në varrezat masive të Serbisë. Të gjitha këto lëshime, së bashku më nënshkrimin e shumë marrëveshjeve të dëmshme, Kosovës ju kthyen si bumerang. Administrata e re e presidentit, Bajden veç pa e marrë ende pushtetin ka dhënë disa paralajmërime të mira për Kosovën. Ka dhënë paralajmërime së Gjykata Speciale duhet ti kapë kriminelët e shumtë serbë , të cilët ende janë në liri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".