Deputetët shqiptar në Kuvendin e Kosovës po ja bëjnë shtetit me keq se Lista Srpska

Deputetët shqiptar në Kuvendin e Kosovës po ja bëjnë shtetit me keq se Lista Srpska
Deputetët shqiptar në Kuvendin e Kosovës po ja bëjnë shtetit me keq se Lista Srpska

Ragip Guraziu

  • 22 November 2020 - 17:03

Shkruan: Ragip Guraziu

Këtë edhe ashtu po e vërtetojnë zhvillimet e kësaj legjislature në Kuvend, sidomos këto të muajve të fundit, se të gjitha të këqijat që po i vijnë shtetit të Kosovës, nuk po i vijnë aq shumë nga Serbia dhe partitë politike të minoritetit serb në Kuvend dhe Qeveri, sa po i vijnë nga vetë partitë e pa përgjegjshme politike të shumicës shqiptare, pozitë dhe opozitë, që nuk e kanë në prioritet interesin e shtetit për interesat grupore, klanore e të lidhur me krimin e organizuar me qëllim të uzurpimit dhe zhvatjes së buxhetit të shtetit dhe asgjë tjetër.

-Të gjithë atyre deputetëve, të cilët po ia drejtojnë gishtin grupit parlamentar të Listës srpska, për mos pjesëmarrje në punën e Kuvendit, për mos m votim të ligjeve dhe vendimeve me interes për shtetin dhe mirëqenjen e shumicës së qytetarëve , ju them me guximin më të madh: mos na dezinformoni, mos na mashtroni dhe mos u shfajësoni kot. Fajin e keni ju vetë dhe jo Lista Srpska ! E gjithë kjo çka ka ndodhë deri më tani, dhe ende që po ndodhë, është me fajin që e mbajnë deputetet dhe Kuvendi i përbërë nga shumica shqiptare dhe ata deputet të komuniteti jo serb që po manipulohen nga partitë tona politike .Për plot 11 muaj të jetës parlamentare gjatë këtij viti, pothuajse asnjë vendim dhe ligj serioz nuk ka kaluar për ta rregulluar mirëqenien qytetarë. Vetëm sharje, fyerje, inate politike, debate dhe interpelanca sa për konsum elektoral.

Gjithçka është bllokuar për inate politike, derisa Kuvendi është shndërruar në arenë përplasjesh deri në fyerje të ulëta në mes të deputetëve. Këtë edhe ashtu po e vërtetojnë zhvillimet e kësaj legjislature në Kuvend, sidomos këto të muajve të fundit, se të gjitha të këqijat që po i vijnë shtetit të Kosovës, nuk po i vijnë aq shumë nga Serbia dhe partitë politike të minoritetit serb në Kuvend dhe Qeveri, sa po i vijnë nga vetë partitë e pa përgjegjshme politike të shumicës shqiptare, pozitë dhe opozitë, që nuk e kanë në prioritet interesin e shtetit për interesat grupore, klanore e të lidhur me krimin e organizuar me qëllim të uzurpimit dhe zhvatjes së buxhetit të shtetit dhe asgjë tjetër.

Mbase këtë gjendje të rrezikshme të krijuar për vendin, nga inatet politike, më së miri e ka dëshmuar në reagimin e tij deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, i cili i ka akuzuar të gjitha partitë politike, të cilat sipas tij nuk po punojnë drejt për vendin. Le të mendohen mirë këta deputet injorantë dhe ta vlerësojnë flakareshin e kolegut të tyre Fatmir Rexhepi i cili ju foli pa maska, ju tregoi të vërtetën lakuriq se janë ata vetë si deputet të shumicës përfaqësuese të popullit, dikush në pozitë e dikush në opozitë, që së bashku e kanë sjell veten në këtë situatë, e nuk kanë faj pakicat, as Lista Serbe, e askush.

I lumtë deputetit Rexhepi i cili ju dha flakaresh të gjithëve pa dallim kur ju tha se ne jemi duke e marrë në qafë Kosovën, ne bashkë, LDK-VV, PDK e Aleanca, sepse nuk jemi duke punuar drejtë edhe mirë, qysh duhet në situata të caktuara, sepse nëse e duam këtë Kosovë, duhet me i mbledh mend, duhet të punojmë bashkë për çështje të caktuara, pastaj gara politike le të bëhet ku do të dëshiron. Janë të pakët deputetët kaq realistë dhe guximtar, dhe vetëm të tillët duhet të mbështeten në të ardhmen, duke kërkuar edhe të tjerë të rijnë që e mbështesin një qasje të tillë realiste.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".