OKB-ja shuplakë Kosovës për skandalin e Hashim Thaçit me depërtimin e 6 gylenistëve në Turqi

OKB-ja shuplakë Kosovës për skandalin e Hashim Thaçit me depërtimin e 6 gylenistëve në Turqi

Hajrullah Tërnava

  • 22 November 2020 - 13:09

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Nëse edhe mbas debateve që do të mbahen ne OKB lidhur më rastin e dëbimit të qytetarëve turq, sikur në këtë rast, dhe ndaj vepër kryesve nuk ndërmerren dënimet e merituara sikur që parashihen me ligjet vendore e ndërkombëtare, Kosova do ti ketë pasojat e saja ndërkombëtare duke u konstatuar se po pajtohet me ato vepra penale, dhe me dhe se ka rrezik që të ti përsërisin edhe në të ardhmen veprat e ngjashme edhe ndaj shtetasve të shteteve tjera që në Kosovë kanë kërkuar ose do të kërkojnë azil. Për veprimet e së kaluarës me dëmtimin e imazhit të shtetit të Kosovës përgjegjësia më e madhe bije mbi personalitetin e Hashim Thaçit për qaka e kanë të qartë edhe shumica e qytetarëve të Kosovës.

-Shteti i jonë, me një përvojë shtetërore të brishtë si shtet që nga kur e ka shpallë pavarësinë qysh nga viti 2008, nga këto vite të qeverisjes u vërejt një plogështi në qeverisje dhe një jo unitet politik për vendimet e rëndësishme, apo më mirë të themi, Kosova në momentet kyçe nuk diti dhe akoma nuk po din ta menaxhon drejtimin e shtetit. Spektri politik kosovare po bënë politika lokale të interesave personale, po harrojnë se nëse veç duan që të ndërtojmë shtet të Pa varur dhe të fortë, duhet të veprohet me unitet nacional dhe të konsultohen me ato shtete që kanë vendosur të na ndihmojnë kur ishte koha më e vështirë dhe bënim luftë që të çlirohemi, të formohemi si shtet i pa varur, që llogariten shtete me një demokraci të bazuar e të shëndoshë si Amerika me BE-në.

Me vite të tëra kjo qeverisje e Kosovës i ka ngjarë një shteti të përveçëm ku vendosin individët sipas situatave të interesit që iu imponohet. Prandaj edhe burgosja e gjashtë shtetasve Turk dhe depërtimi i tyre në një shtet nga i cili kanë qenë të përndjekur politikisht si “Gylenista” dhe sipas të drejtave ndërkombëtare ata e kanë fitua azilin-vendqëndrimet e tyre në Kosove, me vetë deportimin e tyre, është bërë shkelje flagrante e të drejtave universale të njeriut.

Janë zhvilluar procedura të pa shpjegueshme. Aeroplani Turk ka ardhur në aeroportin e Prishtinës, dhe gjashtë “Gylenistat” iu janë dorëzua njerëzve zyrtar të Turqisë. Së paku kjo është shkelje e të drejtave ndërkombëtare ndaj qytetarëve të një shteti nga i cili kanë qenë politikisht të përndjekur, e të cilëve para disa viteve shteti i Kosovës iu ka dhanë dokumentacionin-azilin e vendqëndrimit të tyre në Kosovë, me të cilat dokumente ata qytetar “Gylenista” kanë pasur të drejtë të sillen e lëvizin lirshëm në tërë territorin e Kosovës. S’paku Kosova e ka këtë përvoje në arenën ndërkombëtare, sepse në të kaluarën ka pësuar shumë nga përndjekjet politike të sistemit komunist dhe Millosheviqian ndaj popullit shqiptar.

Sidomos nga viti 1990-2000 i kemi përvojat e tona me plot përndjekje politike që na është dashur të kërkojmë azil në shtetet e BE-së dhe në tërë botën, fatmirësisht askujt nga qytetarët tonë nuk ju ka ndodhur që nga një shtet që kanë jetuar dhe ju është pranuar azili, që të depërtohet në Serbi sikur në këtë rast të gjashtë “Gulenistëve” turk, që ua ka garantuar qëndrimin e tyre shteti i Kosovës, dhe në fund jua ka mohuar atë. Si mundë të flasim ne për një imazh pozitiv ndërkombëtar me këto veprime kriminale që iu kanë bërë gjashtë qytetarëve të Turqisë? Imazhi negativ që është krijuar në këtë rast vazhdon ta dëmton imazhin edhe ashtu të njollosur të shtetit të Kosovës. Trajtimi dhe vlerësimi negative në OKB i vendimit arbitrar të ish presidentit Thaçi dhe Qeverisë së PAN-it, në bashkëveprim me AKIN- e instrumentalizuar nga politika, për dëbimin e qytetarëve turq “Gylenistëve” në bashkëpunim me autoritetet turke para dy vitesh e gjysmë, që u vlerësua dhe kundërshtua në vend si skandal me përmasa të jashtëzakonshme.

Kombet e Bashkuara lidhur me këtë rast konstatojnë se Kosova i ka shkelë të Drejtat e Njeriut. Ky konstatim është nxjerr nga Grupi punues për ndalim Arbitrar në kuadër të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, përmes një raporti të publikuar ku është konstatuar se Republika e Kosovës ka kryer shkelje të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut me dëbimin e gjashtë shtetasve turq. Në këtë raport prej 17 faqesh është konstatuar se dëbimi i gjashtë “gylenistëve” ka qenë arbitrar dhe në kundërshtim me gjashtë nene të Deklaratës për të Drejtat e Njeriut. Grupi i Punës jep mendimin ku thuhet se Heqja e lirisë së qytetarëve turq ishte në kundërshtim të neneve 2, 3, 8, 9, 10 dhe 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, se është arbitrar dhe hyn në kategoritë I, II, III dhe V. Imazhi i shtetit të Kosovës është dëmtuar jo vetëm me këtë por edhe me shumë vendime veprime të tjera të dëmshme që ka ndërmarr ish Presidenti Hashim Thaçi në mënyrë arbitrare dhe jo si në këtë raste veprim zyrtar, por privat dhe interesa të tija personale, në kundërshtim me ligjet e kushtetutën, e që të tillat do të zbardhen në të ardhmen e do ti kushtojnë rëndë shtetit të Kosovës, jo vetëm në planin e brendshëm por edhe në atë ndërkombëtar.

Prandaj edhe ky veprim do i kushtoj shumë në të ardhmen shtetit të Kosovës, dhe do e përcjell në të ardhmen gjithnjë në politikat vendimmarrëse ndërkombëtare. Politikanët e niveleve të larta të shtetit tonë duhet që ta kenë parasysh këtë vepër antiligjore dhe ta denoncojnë edhe si vepër penale të kryetarit të shtetit të Kosovës. Duhet të mësohen njëherë e përgjithmonë ti dallojnë ato të drejta kushtetuese dhe ndërkombëtare që duhet të jetësohen në kushte dhe rrethana sikur që i parasheh Kushtetuta e Kosovës, me ligjet pozitive të saja, dhe të dallohet zyrtarja nga privatësia. Në të kundërtën të gjithë pjesëmarrësit në këtë vepër penale që është bërë ndaj qytetarëve të Turqisë, e që janë zbatua urdhrat e urdhëruesve më të mëdhenj të shtetit të Kosovës, si në këtë rast të Hashim e Thaçit, do të duhej penalizuar, dhe jo të avancohen në pozita më larta, sikur që janë avancuar.

Mendoj se edhe tani nuk është vonë që të ndërmerren masat e përgjegjësisë ndaj j atyre që i kanë ndërmarr veprimet kriminale të dëbimit të njerëzve që me dokumentacion të shtetit tonë kishin të drejtë qëndrimi dhe kurrsesi nuk është dashur të kthehen në atë shtet nga i cili kanë qenë të përndjekur politikisht, e që me marrëveshje me shtetet demokratike mike kanë mundur të transferohen diku në shtete të BE-së por jo të dorëzohen në Turqi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".