Deputetët mashtrues që plaçkiten popullin të lidhur edhe me grupet mafioze

Deputetët mashtrues që plaçkiten popullin të lidhur edhe me grupet mafioze
Deputetët mashtrues që plaçkiten popullin të lidhur edhe me grupet mafioze

Dardan Grapci

  • 23 November 2020 - 07:41

Shkruan: Dardan Grapci

Deputetët e të gjitha partive politike, pozitë dhe opozitë duhet të ulen njëherë e mirë, të flasin dhe të shikojnë përreth se çka po ndodhë, sepse si duket për vete i kanë mbushë xhepat me haram që thotë populli, e nga ana tjetër po luajnë me popullin dhe fatin e tyre, duke mos shkuar as në kuvend për ti votuar ligjet që ia rregullojnë qytetarit sado pak jetesën në këtë kohë të vështirë. Këtë gjë nuk po jua kushtëzojnë serbët dhe Serbja por nuk po e bëjnë vetë sepse janë mashtrues, janë gënjeshtar, i kanë mbushur xhepat në kurriz të popullit dhe i financon mafia, prandaj e kanë harruar zotimin që e kanë dhënë para zgjedhjeve nëse qytetarët do jua besojnë votën.

-Deputeti i LDK-s Fatmir Rexhepi iu ka thënë mirë deputetëve të tjerë, se të gjitha përgjegjësitë për dështimin e shtetit të Kosovës dhe politikës kosovare i ka shumica shqiptare, por është pak vetëm1 ose 10 deputet që janë pozitiv, sepse vetëm ata nuk mundë të bëjnë ndryshime, vetëm nëse shtohen edhe me 100 tjerë, duke e ditur që shumica prej tyre janë të lidhur ngushtë me kriminelët dhe klanet mafioze, për interesat e tyre puro kriminale, duke u involvuar në shkelje të ligjit dhe duke bërë krime të fshehta dhe ilegale.
Të gjithë këta deputet që na përfaqësojnë tani në Kuvendin e Kosovës nga shumica shqiptare, duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se Serbi nuk të vjen ty në shtëpi për me të bërë dëm, sepse e din që në jemi të armiqësuar me serbët dhe ai është vetë armik , por ne jemi armiq të vetes tone, kurse armikun e quajmë ndonjëherë edhe mik, kur na përgjigjet për interesa personale.

Këta deputet të zgjedhur e kanë nisur mbrapsht që nga fillimi dhe nuk kursehen të akuzojnë të tjerët. Thuajse që nga zgjedhjet e vitit të kaluar, në nëntor, e sidomos gjatë kohës së pandemisë, ajo Qeveria e kaluar dhe kjo aktualja, asgjë nuk kanë bërë për popullin, veç se ju kanë sjellë telashe, dëme financiare dhe psikike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".