Pas burgosjes së shefit të madh Hashim Thaçi, shpërthejnë akuzat në koalicionin LDK-AAK NISMA, qeveria jo funksionale afër vetë rrëzimit

Pas burgosjes së shefit të madh Hashim Thaçi, shpërthejnë akuzat në koalicionin LDK-AAK NISMA, qeveria jo funksionale afër vetë rrëzimit

Hajrullah Tërnava

  • 23 November 2020 - 13:38

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Me të drejtë deputetë po kritikojnë se kjo situatë me pandeminë po keq menaxhohet sepse kur institucionet e Kosovës brenda orësh morën vendime anti-COVID-19, masa që nuk po i japin efektet e pritura, edhe pse qytetarët e respektuan këtë vendim, por, kur vjen puna te dënimet e qytetarëve, po shohim se po këto institucione i kanë nxit policët, e sidomos policët e rinj të dënojnë pa fol dy herë, duke mos e përdorë paraprakisht tërheqjen e vërejtjes si mase preventive edukative. Është e domosdoshme që tani pa vonesë të rishikohen masat anti-COVID sepse nuk mundë të vetëdijesohen qytetarët vetëm me kamxhik e me dënime. Dënimit ish dashtë me e parapri vërejtja. Nuk vetëdijesohen qytetarët me kamxhik e me dënime, por me masa tjera ndryshe, njëjtë si në vendet e BE-së. Qeveria ose duhet të këndellet dhe ta merr veten ose duhet të vetë dorëzohet-rrëzohet dhe të shkojmë në zgjedhje të reja.

-Qeveria LVV dhe LDK ishte e zgjedhur nga populli, por kur u pa rreziku se si e filloj Kryeministri Kurti luftimin e dukurive negative, të gjitha partitë e morën urdhëron të bashkohen dhe LDK të tërhiqet nga kjo Qeveri. Për ata që nuk i kuptojnë rrjedhat e politikanëve, edhe në praktikë u argumentua se Hashim Thaçi ishte “baba” i të gjithë politikanëve të Kosovës. Prandaj me shkuarjen e tij në Gjykatë Speciale në Hagë, tani këtyre politikanëve kosovare iu ka humbu rruga në oborr, sepse më nuk e kanë atë që iu epte urdhra, sepse ai tani është si i akuzuar në Hagë, e tani ai i ka hallet e veta dhe e intereson si të shpëton nga ai gjyq. Nëse duam me qenë real për ta parë situatën, tani duket që derisa ai shefi i “madh” Hashim Thaçi, është në Hagë, e që para shkuarjes i komandonte të gjithë prijësit e partive, tash nuk ka kush i mbanë në kontroll, dhe për pasojë kanë filluar qarjet serioze.

Prandaj derisa mungon shefi i madh është e kuptueshme pse po vazhdon të bëhet gjithnjë e më i pa natyrshëm dhe jo funksional koalicioni LDK-AAK. Në këtë liri të krijuar për interesat politike, deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka pasur disa kritika të ashpra për dy ministritë që udhëhiqen nga LDK-ja, Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Punëve të Brendshme. Tani plasaritjet që po ndodhin në këtë qeveri është e kuptueshme sepse të rrallët janë Ministra e emëruar dhe të kualifikuar për ato poste, prandaj kjo është e pakuptimtë që po postojnë njerëz që nuk e njohin atë shërbim, e në anën tjetër ka mjaftë ekspertë të shkolluar të atyre lëmive me provoja të gjata që kanë kaluar nëpër ato shërbime, dhe pa kurrfarë turpi anashkalohen. Derisa është kështu nuk është e habitshme pse e kemi një situatë të tillë. Nga këto kombinime po shihet qartë se kjo qeveri është vetëm rezultat i pazareve politike që nuk kanë pasur për qëllim të mirë , madje as në menaxhimin e situatës me shëndetin në këtë kohë pandemie.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".