BIA Serbe operon në Kosovë për ta tensionuar situatën në frymën e arrestimeve dhe gjykimeve nga Gjykata Speciale me skenar të ndarjes

BIA Serbe operon në Kosovë për ta tensionuar situatën në frymën e arrestimeve dhe gjykimeve nga Gjykata Speciale me skenar të ndarjes

Hajrullah Tërnava

  • 24 November 2020 - 18:22

Shkruan:Hajrullah Tërnava

Është interesant që edhe komunat serbe që gjenden në brendësinë e Kosovës, sillen sikur çdo gjë e imtë ju pengon dhe menjëherë e alarmojnë dhe e hiperbolizojnë faktorin ndërkombëtar për qëllime të tyre politike, kurse Kosova nuk i jetëson ligjet e sajë në brendësi të rreth 25% të territorit, edhe pse garantues për sigurinë e territorit të Kosovës është KFOR-i dhe NATO. Të gjitha këto janë inskenim dhe orkestrime të shërbimit sekret serb BIA me qëllim provokimi të situatës me eskalim dhune dhe realizim të projektit për ndarje.

Në këto kohëra të situatave të tilla, kur situata e sigurisë tani në Kosovë mbretëron mjaftë e brishtë, e sidomos tani kur Gjykata Speciale e ka fillua punën e sajë, dhe personalitete të rëndësishme që deri më tani e kanë udhëhequr shtetin e Kosovës si Hashim Thaçi e të tjerë, tani veç janë burgosur dhe gjenden në Hagë. Kjo situatë e krijuar në Kosovë, tani armiqve tonë iu shkon për shtati dhe çdo çrregullim i situatës politike në Kosovë, Serbisë i shkon në favor dhe i llogaritet si sukses i sajë. Edhe sot e mbas sa viteve të situatës së krijuar në vitin 2004 të asaj kohe, atë situatë Serbia e shfrytëzon shpesh për interesa të saja politike si dhunë ndaj pakicës serbe në Kosovë. Shërbimet sekrete serbe si në këtë rast tani BIA e dikur është quajtur UDB-a, e kanë përvojën e tyre të fortë dhe ka fakte e dëshmi se i kanë njerëzit e tyre që punojnë në mënyrë permanente për këtë shërbim. Tani situata e tensionuar në Kosovë me fillimin e burgosjeve dhe fillimin e gjykimeve të figurave qendrore të Kosovës nga Gjykata Speciale, është një moment të cilin Serbia mundë ta shfrytëzon për të krijuar trazira serioze dhe de stabilizim të vendit tonë, duke inskenuar incidente dhe sulme të improvizuara kundër qytetarëve të komunitetit serb në lokalitetet e përziera etnike, sikur këto incidentet që tash kanë filluar për shkak të billbordeve të vendosura në vende të ndryshme ku ka banor serb.

Beogradi ka filluar të kërkon edhe nga ndërkombëtarët shtimin e sigurisë në komunat me shumicë serbe në Kosovë kinse nga rreziku i provokimit të incidenteve nga shqiptarët. Sipas drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, billbordet me emblemën e UÇK-së të vendosura në Kosovë janë thirrje për dhunë. Ai thotë se në këto ditë, kur emocionet në popullatën shqiptare në Kosovë janë rritur për shkak të padive kundër ish-komandanteve të UÇK-së, është e nevojshme të sigurohet një prani e shtuar e sigurisë ndërkombëtare në zonat serbe dhe në jug të Ibrit. Gjithsesi se ky mundë të jetë një skenar i parapërgatitur me kohë i inskenimit të trazirave të ngjashme sikur në pranverën e vitit 2004 në të cilat kishin gisht po ashtu shërbimet e fshehta serbe. Nëse dom te nxjerrim një eksperience nga e kaluara, duhet ti pyesim shërbimin policor dhe AKI, këto shërbimet tona që i kemi dhe paguhen nga taksapaguesit kosovare , se a i japin llogari institucioneve të Kosovës për punën dhe angazhimet e tyre, si ndodhi me bilbordin në Graqanicë që u dëmtua dhe nuk u zbulua se kush e kreu atë vepër. Si një incident i zhvilluar nga ana e serbëve në Graqanicë dhe për të fajtorë tentohet të shpallen shqiptarët. Pse askush nuk merret me rastet ekstreme nacionaliste në Veri të Mitrovicës e gjetiu dhe në atë pjesë nuk përfillen fare Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, sikur që është edhe ndërtimi i busti anti shqiptarë, busti “Car Llazari” që tash e sa vite i ndërtuar. Institucionet tona duhet të flasin të tregojnë se si ndodhi të ndërtohet dhe institucionet të shukasin. Pse asnjëherë nuk u tentua pengimi i ndërtimit të këtij busti që shqiptarëve në historinë e tyre nuk ju shkon në favor, përkundrazi është tepër personalitet negativ. Rreziku i ndarjes është potencial sepse edhe nëse duam në detaje me u lëshua, pjesa e veriut fare nuk përputhet me zhvillimet e pjesëve të tjera të Kosovës, sepse në ato pjesë jetësohen vetëm ligjet serbe, e nga ana institucioneve tona askush nuk merret me këto dukuri, e sidomos kur dihet që edhe ajo pjesë është pjesë e Kosovës, dhe në situatën në të cilën gjendemi qysh nga moti, nga çlirimi e këndej, kemi mundur të kërkojmë ndihma edhe nga të huajt që ligjet kosovare të jetësohen në ato pjesë të territorit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".