
Lexoni edhe:
Partitë politike në Kosovë sundohen nga liderët uzurpator të demokracisë që po e zhvatin shtetin
Shkruan: Hajrullah Ternava
Kjo qeveri në pushtet e ka të qartë sikur në të kaluarën, që nëse vjen LVV në pushtet, qoftë edhe vetëm në komunën e Podujevës me kandidatin për kryetar, ajo ka me i luftua në mënyrë plebishitare edhe zgjedhjet nacionale kurdo që mbahen ato dhe në mënyrë të pamëshirshme do ti lufton të gjitha të këqijat e deri tanishme, dhe duke i dhënë përparësi spastrimit të institucioneve të Kosovës me Vettingun që është më se i nevojshëm për vendin tonë, prandaj do të bëjnë gjithçka për ta manipuluar rezultatin zgjedhor dhe mbajtur pushtetin duke bllokuar ndryshimin e madh që po e kërkojnë qytetarët.
-Zgjedhjet në vijim të dy komunave, si në Podujevë dhe atë në Mitrovicë të Veriut, do të jenë një befasi që elektorati do t’ia bëjë spektrit politik garues në këto zgjedhje, duke shërbyer si barometër serioz për matjen e disponimit negativ të qytetarëve të zhgënjyer në këtë kastë politike, pasi që në këto zgjedhje garojnë kandidatët e partive kryesore politike, LDK-VV dhe PDK. Dihet fare mirë që beteja më e madhe do të zhvillohet në Llap sepse LDK-ja në Podujevë ka qenë bastion i pa prekshëm i kësaj partie, që nga paslufta e deri më tani, por tani elektorati si i zhgënjyer në atë qeverisje të deritashme edhe që ishte e LDK-së, njerëzit janë lodhur nga mashtrimet e atyre qeveritarëve komunal, dhe janë kah e shohin edhe që i paguajnë kontributet e tyre si komuna më e madhe me fshatra dhe me banor në Kosovë, por zhgënjimi iu vjen nga ajo që shohin në komunën e tyre si komunë e varfër, kurse disa nga udhëheqësit komunal janë pasurua në mënyrë enorme.
Në bazë të sondazheve të shpeshta që bëhen deri më tani, partitë politike që e kanë bërë skenë të lojës së cirkut Kuvendin e Kosovës, i pret një disfate e dhimbshme dhe e turpshme, sepse elektorati është lodhur me këto lojëra të lodhëta të politikanëve që po mundohen në çdo mënyrë me mbetur në pushtet, pavarësisht varfërisë dhe dëmeve që i bëjnë këtij vendi, e sidomos në këtë kohë të pandemisë, kur shumë firma janë mbyllur dhe është kah rritet papunësia, prandaj këta qeveritar edhe vetë e kanë të qartë se çfarë do ti pret në zgjedhjet e reja për parlament, kurdo që do të mbahen, për shkak të zhgënjimit, mashtrimit dhe bllokimit të jetës institucionale, në vendimmarrje pikërisht për inate politike, fillimisht prishjen e koalicionit LDK-VV, krijimin e pa natyrshëm të koalicionit të pakicës LDK me humbësit e zgjedhjeve dhe futjen e vendit në krizë si të rrethanave të pandemisë si dhe gjithashtu të politikes, rrugë pa kthim, me këtë qeverisje tërësisht jo funksionale.
Këto inate te politikeje që në rendë të parë i shohin interesat e tyre personale, por tani e kanë edhe një dilemë tjetër se numër i madh i udhëheqësve të shtetit kanë shkua në Gjykatën Special në Hagë, dhe pritet që edhe në të ardhmen pandërprerë do të shkojnë edhe të tjerë, por ata që kanë shkua e që tani gjenden në burg, ishin gjithçka për Kosovën, sa që këta tani që kanë mbetur në Kosovë dhe në disa poste të rëndësishme të vendit, ishin të mbrojtur nga ata, sepse ata e kishin krejt shtetin në grusht dhe urdhrat që i epshin ata, të mëdhenjtë e institucioneve menjëherë i zbatonin sepse ishin të varur nga ta, dhe tani këtyre që kanë mbetur iu ka humbur rruga në oborr, sepse për gjethka s’paku e kanë pasur të garantuar nga ata që tani janë në Hagë, jetën e sigurt edhe me këtë pasuri enorme që e kanë krijua. Tani kjo është ajo arsyeja e tyre që me çdo kusht më e gjetur mënyrën me qëndrua në pushtet sa më gjatë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".