Zbulimi i varrezës masive me trupa të shqiptarëve në Kizhevak argument plus për kushtëzimin e dialogut me ndëshkimin ndërkombëtar të Serbisë për krime

Zbulimi i varrezës masive me trupa të shqiptarëve në Kizhevak argument plus për kushtëzimin e dialogut me ndëshkimin ndërkombëtar të Serbisë për krime
Zbulimi i varrezës masive me trupa të shqiptarëve në Kizhevak argument plus për kushtëzimin e dialogut me ndëshkimin ndërkombëtar të Serbisë për krime

Muhamet Kelmendi

  • 25 November 2020 - 07:52

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Këto janë fakte të forta nëse Kosova dinë për ti shfrytëzuar. Nëse e arrin këtë, bënë punë të madhe dhe fiton në raport me këndo në BE dhe në botë. Dhe, nëse kjo përcillet me masa tjera juridiko-penale, me dëmet materiale dhe morale, me faktet për vjedhjet e bëra në Kosovë dhe pensionet e grabitura, sikundër edhe me provat konkrete për të pagjeturit dhe përdhunimet masovike të shtetit serb, fiton në peshë shume vendi i ynë dhe tregohet se nuk ka dialogim pa e njohur shtetin e Kosovës. Kjo në njërën anë dhe, në anën tjetër, duhet treguar me fakte se ku ishte krimineli Vuçiq gjatë luftës? Çka bëri Daçiç e Vulin? Si i përkrahën si ministër dhe zyrtar serb përdhunimet dhe vrasjet masive të shqiptarëve, ndikon dukshëm edhe në pozitën e këtyre kriminelëve në raport me Kosovën. Fakte ka shume. Të dhënat aktuale janë shumë domethënëse. Priten të shfrytëzohen nga Kosova. Rasti nuk duhet lejuar që të ikë.

-Zbulimi i varrezave masive ne Kizhevak nga faktori ndërkombëtar e jo nga shteti serb është një fakt shumë domethënës për të shkuar në ofensivë Republika e Kosovës. Kjo, për faktin se zbulimi i këtij varri masiv po bëhet jo me ndihmesën e shtetit kriminal serb, gjë që tregon se ky shtet nuk ka ndryshuar fare nga pozita e kohës së kriminelit Milloshevic dhe se edhe më tutje synon në politikën e vete dhe dhunën e zbatuar. Është fakt dhe i pa kontestueshëm se shteti kriminal serb i përdor tëra ato varreza masive për të ndërtuar mbi to, ku gjenden shqiptarë, për ti humbur gjurmët dhe pamundësuar zbulimin e tyre, ku gjenden qindra trupa të varrosur-groposur të shqiptarëve. Këtë fakt duhet treguar në Bruksel; në Berlin, në Vashington, në Londër, në Rome e kudo tjetër, deri në OKB. Duke i marr këto aksione dhe duke ndërprerë çdo dialogim me palën serbe, kur Borel dhe Lajcak ndërmjetësonin, por me fakte, siç është ky varr masiv, të tregohet fytyra kriminale jo vetëm e zyrtarëve në Beograd, por kështu duhet të zhvishen edhe zyrtarët në Bruksek, sepse tani ata po bëjnë presion mbi Kosovën.

Varri masiv e tregon fytyrën reale kriminale të politikanëve në Beograd. Zbulimi nga jashtë, pa treguar shteti, është fakt i një energjie kriminale të madhe të akumuluar dhe të sundimit në Beograd ndaj shqiptarëve. Kushto që ka kokë për të gjykuar e sheh kriminalitetin serb. Ata në Beograd e dinë ku gjenden varret masive të shqiptarëve, sepse ata janë që i kanë provat dhe dëshmitë për varre, për vrasje, për maltretime dhe për përdhunime. Po ku ka më rëndë dhe krim me i shëmtuar se sa të ruhen përdhunuesit e 20 mijë femrave shqiptare! Ky krim është i pakrahasueshëm. As në vendet më fashiste në botë nuk mbrohen përdhunuesit e egër kriminal. E në Serbi askush s'është përgjigjur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".