Është koha për ta rrëzuar, dërguar në pa kthim këtë përbërje të deputetëve të Kuvendit të dështuar

Është koha për ta rrëzuar, dërguar në pa kthim këtë përbërje të deputetëve të Kuvendit të dështuar
Është koha për ta rrëzuar, dërguar në pa kthim këtë përbërje të deputetëve të Kuvendit të dështuar

Ali Hertica

  • 26 November 2020 - 13:38

Shkruan: Ali Hertica

Se sa janë të pa përgjegjshëm kjo përbërje e deputetëve të kësaj legjislature, flet edhe mos trajtimi adekuat dhe meritor, koncensual i krimeve serbe të luftës të cilat në një shtet serioz do të duhej të ishin në agjendë të përhershme të institucioneve të vendit. Çështja e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë asnjëherë nuk duhet të ndalet, për aq sa nuk gjenden trupat e tyre. Janë bërë mbi dy dekada që Serbia po përpiqet të fshehë, duke bërë edhe një krim të dyfishtë jo vetëm të vrasjes së civilëve por edhe zhdukjes së trupave të tyre. Deputetët e Kuvendit të Kosovës po i shndërrojnë edhe debatet për këtë temë në skena të përplasjeve për interesa politike, për qërim të hesapeve, dhe nuk arrijnë ta miratojnë një rezolutë që ta obligon qeverinë të jetë më e përkushtuar edhe në vazhdim të dialogut më Serbinë për ti dhënë zgjidhje kësaj teme të dhimbshme për Kosovën.

-Që nga fillimi i mandatit, kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës po dëshmohet se ka një përbërje me deputet që i kanë marr votat me mashtrim dhe po qëndrojnë aty kot së koti. Mandati i deritashëm i kësaj legjislature po shkon, gati një vit i plotë, me interpelanca të njëpasnjëshme, pa epilog që do të ishte në interesin publik. Ata po shihet se janë në kuvend për interesa personale e jo për interesa të qytetarëve. Në angazhimin e secilit deputet, karshi rivalit politik, po dominon agjenda personale duke e degraduar kolegun ose kolegen, lufta me çdo mjet për ta penguar mbarëvajtjen e jetës parlamentare me qëllim të provokimit të krizës së re politike e institucionale, duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja, sado që dihet se me këtë kastë politike, edhe zgjedhjet e shpejta nuk do të prodhojnë zgjidhje por po të del edhe një kuvend me i dobët se tjetri.

Me të drejtë në këtë situatë të krijuar po ngjallet dyshimi se kemi deputet që janë zgjedhur duke ble postin me para të pista dhe nuk janë aty për qytetarin por për interesin e vetë të për servilizëm ndaj liderit politik. Këta deputetët mjerana nuk janë duke e kuptuar se në çfarë mase po e dëmtojnë edhe imazhin e Kosovës në këtë situate politike që ndodhet Kosova . Po zhvillohet luftë e pa kompromis për zgjedhje pa mundësi të zgjedhjes adekuate, derisa nga ana tjetër politik serbe po zhvillon luftë të pa kompromis diplomatike kundër Kosovës. Situata po vjen e po bëhet akoma më konfuze pas arrestimeve nga Gjykata Speciale. Këta deputet të pa përgjegjshëm po tregohen tepër jo serioz duke mos arritur të shkëputen nga tutela politike për ta votuar qoftë edhe një ligj të vetëm për interesin e gjerë publik, që është një ligj për ndihmë bizneseve dhe qytetarëve. Ky injorim i situatës së vështirë në të cilën gjenden qytetarët tregon më së miri se këta deputet nuk e kanë hallin për gjendjen e tyre materiale, prandaj edhe nuk brengosen fare për qytetarët sepse janë deputet milioner pa atdhe dashuri, pa ndjenja për qytetarët e përvuajtur, shtresat e rrezikuara sociale, që luftojnë vetëm për pozicione politike sepse janë pa edukim adekuat shkollor. Është koha që ndëshkimi qytetar të përgatitet ashpër, për zgjedhjet e radhës dhe të tillët asnjëherë më të mos jenë pjesë e kuvendit . Kosova ka mjaftë intelektual dhe le të bëhet përzgjedhja në mesin e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".