Frikacakët e drejtësisë kosovare heshtin, nuk ngrenë akuza kundër kriminelëve serb që edhe sot kërcënojnë me një luftë të re

Frikacakët e drejtësisë kosovare heshtin, nuk ngrenë akuza kundër kriminelëve serb që edhe sot kërcënojnë me një luftë të re
Frikacakët e drejtësisë kosovare heshtin, nuk ngrenë akuza kundër kriminelëve serb që edhe sot kërcënojnë me një luftë të re

Muhamet Kelmendi

  • 27 November 2020 - 07:51

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Kemi një energji të madhe dhe shkatërrimtare serbe në Kosovë dhe ndaj popullit. Ajo është shprehur shumë e ashpër dhe me brutalitet të pa parë. Bazë e krejt kësaj urrejtje ka qenë dhe mbetet urrejtja nacionale ndaj popullit shqiptar me pikësynim serbizimin e Kosovës. Këtë pikësynim e kanë edhe sot. Për çdo ditë deklarojnë kriminelët në Beograd për luftën në Kosovë dhe kundër shqiptarëve. Fillon krimineli Vuçiq, del gjakatari Daçiq, përfundon burri mashkull i Qeverise serbe. Thirrjet janë për luftë. Në këtë anë, është turp çdo afrim me shtetin serb, pa këtë përgjegjësi penale dhe pa e njohur shtetin e Kosovës. Të gjithë e dinë nivelin e gjenocidit, masat që janë zbatuar nga Serbia dhe energjia kriminale serbe. Ato nuk kanë kurrë arsyetim dhe këtë nuk duhet harruar kombi shqiptar. Ato duhet të dihen.

-Kërkesa ka pasur të shumta, që organet e drejtësisë të merren me krimet serbe ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Po kështu është kërkuar të lëshohen edhe fletë akuza kundër udhëheqjes së Serbisë gjatë luftës, veç disave që janë dënuar në Den Hagë, dënime dhe akuza nuk ka pasur edhe ndaj të tjerëve. Këtu është fjala për kriminelin Vuçiq, Daçic, Vulin, si dhe shumë kriminelëve tjerë që kanë kryer krime monstruoze ndaj popullit shqiptar. Natyrisht se baza e krimit monstruoze është dhuna fizike dhe përdhunimet e shumta që janë bërë në Kosovë. Kuptohet se nuk mundë të Kapen nga organet e Kosovës shumë kriminel. Ata jetojnë në Serbi dhe janë të mbrojtur nga shteti serb. Por, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës duhet t 'i identifikoj kriminelët, të akuzohet dhe ti publikoj si të tillë.

Baza ligjore ekziston. Por, si organet e drejtësisë, ashtu edhe Qeveria ka dështuar në aktivitetin e ndjekjes së kriminelëve të dhunës gjenocidiale. Vonë ka sa s’ka më. Megjithatë, kërkohet angazhim maksimal që të identifikohen dhe të akuzohen kriminelët serb në Kosovë. Pavarësisht a kapen apo jo, kjo duhet të ndodhë. Ata duhet të akuzohen. Ndryshe nuk ka kurrfarë arsyetimi para popullit, para familjeve të të vrarëve, të zhdukurve dhe të përdhunuarave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".