Komisioni Hetimor i Kuvendit të Shqipërisë për raportin e Dick Martit vetëm për arkivën historike, nismë e vonuar që nuk prodhon efekte juridike

Riza Smaka

  • 27 November 2020 - 08:01

Shkruan:Prof.Dr. Riza Smaka

Edhe ky rast është një nga shumë sosh në të cilat institucionet publike përkatëse të Kosovës si dhe të Shqipërisë, gjithnjë manifestohen inerte, indolente madje indiferente për të reaguar në kohë, vend dhe mënyrë të kërkuar. Edhe ashtu neve shqiptarët karakterizohemi me vonesa madje të mëdha për të vepruar kur dhe sikundër kërkohet.

-Nisma e tanishme në institucionet publike të Shqipërisë për të bërë valorizimin e Raportit të Dick Martit, jo që është i stërvonuar por është jashtë të gjitha afateve për efekte juridike pos historike. Pikërisht sipas atij Raportit, në procese e procedura të caktuara jo që kanë qenë formuar Kolegjet Prokuroriale e Gjyqësore të Specializuara por të njëjtat janë edhe të funksionalizuara plotësisht. Ne kontekste të këtilla në popull thuhet " krisi pushka, doli plumbi" të cilin askush nuk do të mund ta ndalojë. Efektet eventuale të një Rezolute apo dokument politik me emërtim tjetër të miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë, do të mundë të reflektonte efekte të karakterit historik, pos asnjëfarë ndikimi dhe efekti të karakterit politik as juridik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".