Për fajin e politikës së pa koordinuar kombëtare shqiptare, shpifjet e Dick Martit u bënë realitet

Për fajin e politikës së pa koordinuar kombëtare shqiptare, shpifjet e Dick Martit u bënë realitet
Për fajin e politikës së pa koordinuar kombëtare shqiptare, shpifjet e Dick Martit u bënë realitet

Faik Krasniqi

  • 28 November 2020 - 07:25

Shkruan: Faik Krasniqi

Çdo gjë është e vonshme. Gjykata Speciale ka ngritur ose përgatitur aktakuzat. Sikur të rrëzoheshin shpifjet e Dick Martit, nuk do të krijohej kurrë Gjykata Speciale.

Gjykata Speciale u krijua në bazë të një raporti fantastiko-shkencor të Dick Martit. Shtëpia e verdhë në Shqipëri ku pretendohej se janë transplantuar organet e serbëve të vrare, kishte fillin e krijimit të kësaj Gjykate. Dy shtetet shqiptare për vite me radhë nuk bënë asgjë që t'i rrëzojnë shpifjet e Dick Martit. Dick Marti dhe Serbia ia arritën qëllimit. Kosova dhe Shqipëria vone u zgjuan nga gjumi, sepse udhëhiqeshin dhe po udhëhiqen akoma nga politikanë që s'duan gjë tjetër përveç pushtetit dhe parasë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".