Bashkimi Evropian duhet ta ndëshkon Serbinë për fillimin e fushatës luftënxitëse ndaj Kosovës, ndryshe nuk zhvillohet dialogu për normalizim

Bashkimi Evropian duhet ta ndëshkon Serbinë për fillimin e fushatës luftënxitëse ndaj Kosovës, ndryshe nuk zhvillohet dialogu për normalizim
Bashkimi Evropian duhet ta ndëshkon Serbinë për fillimin e fushatës luftënxitëse ndaj Kosovës, ndryshe nuk zhvillohet dialogu për normalizim

Muhamet Kelmendi

  • 29 nëntor 2020 - 07:29

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Faktet flasim se jemi shumë larg, madje jashtëzakonisht shumë, për raporte normale me Serbinë. Kjo del edhe nga qëndrimet aktuale. Me shtetin serb që kërcënon me luftë Kosovën nuk mund të krijohen raporte normale, sikur që këto raporte nuk mundë të ndërtohen edhe pa hequr dorë nga projekti u luftës dhe pushtimit. Këto fakte duhet që ti analizojnë hollësisht z. Borrel dhe BE-ja. Po deklarohet e çka nuk po deklarohet nga Borrel e Lajçak, por nga ana e tyre akoma nuk kemi parë të kundërshtohet qëndrimi serb për luftë. Këtë formë të imponimit të dialogut me politikë nënshkrimi Kosova nuk duhet ta pranon.

Nuk mendoj se Minishengeni është bazë për zgjidhjen e raporteve në mes të Kosovës dhe shtet serb. Janë shumë fakte që tregojnë se nuk mundë të ketë zgjidhje të kësaj natyre por vetëm konflikte, dhe pavarësisht a pranohet dhe nënshkruhet Minishengeni nga Kosova, gjendja nuk do të zgjidhet . Këtu po përmendi faktet: 1. Nga Serbia janë të zhdukur mbi 1 milionë vetë, si pasojë represionit dhe gjenocidit të shtetit të organizuar serb, 2. Serbia dhe politika e saj ndaj Kosovës nuk ka lëshuar kurrfarë ndryshimi pozitiv,

3. Dëmet janë të mëdha dhe dhuna serbe ka qenë e egër, 4. Vështirë dhe vështirë është që të pranohet nga populli Minishengeni dhe serbët të qarkullojnë lirshëm nëpër Kosovë, 5. Serbia nuk po e pranon Kosovën shtet të pa varur dhe sovran. 6. Edhe 1600 shqiptare janë të pagjetur e të cilët gjenden të varrosur nëpër Serbi. 7. Përgjegjësia penale e shtetit serb për dhunën, vrasjet, djegiet dhe përdhunimet është e pa shmangshme, sepse shteti serb përdhunuesit i konsideron akoma si heronj. Këto fakte shërbejnë për të treguar se Minishengeni dhe as raportet ekonomike dhe të qarkullimit të lirë personave nuk realizohet kundruall fakteve të theksuara. Shqipëria e hoqi pasaportën për qarkullimi e njerëzve por ky është veprim i ngutshëm dhe tregon se Qeveria në Tiranë po ngutet në raport me Serbinë. Është koha kur Tirana dhe Prishtina kërkohet të koordinohen në raport me shtetet e Ballkanit. Me Serbinë duhet të flitet me një gjuhë. Ngutja nuk e ndihmon çështjen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".