Komisioni për hetimin e raportit të Dick Martit në Tiranë, kjo është hipokrizia e radhës që ndërmerr pushteti i sotëm në Shqipëri

Komisioni për hetimin e raportit të Dick Martit në Tiranë, kjo është hipokrizia e radhës që ndërmerr pushteti i sotëm në Shqipëri
Komisioni për hetimin e raportit të Dick Martit në Tiranë, kjo është hipokrizia e radhës që ndërmerr pushteti i sotëm në Shqipëri

Skender Kapiti

  • 30 November 2020 - 07:49

Shkruan: Skënder Kapiti

Politika e Tiranës do të duhej që të ngrinte një padi kundër Dick Marti për shpifje kundër Shqipërisë që kur ai paraqiti projektin antishqiptar serbo-rus. Këtë nuk e bëri as Tirana por as ish presidenti Hashim Thaçi i Kosovës i cili sot është në bankën e të akuzuarve para Gjykatës Speciale, pavarësisht se kur ishte në pushtet pati deklaruar me mburrje dhe me pompozitet se do ta padiste Martin për shpifje. Por Thaçi nuk e bëri këtë, por bëri të kundërtën , bëri presion mbi deputetët për miratimin e Gjykatës Speciale, pasi e gënjente veten se për këtë si shpërblim nga Gjykata Speciale do të siguronte mos thirrjen dhe mos arrestimin e tij. Pra Thaçit dhe shokëve të tij të ngushtë në Tiranë nuk u interesonte raporti i Dick Martit por vetëm imuniteti i Presidentit Thaçi.

-Vendimi i politikës së Tiranës për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për mbledhjen e të dhënave mbi rolin që kanë pasur përfaqësues të politikës apo institucioneve shqiptare në luftën e Kosovës pas pretendimeve të ngritura në raportin e Dick Marty, për trajtim çnjerëzor apo trafikim të organeve njerëzore është një ndërmarrje politike e vonuar, shumë e vonuar dhe bëhet vetëm për të larguar vëmendjen nga tollovia politike në Shqipëri dhe bëhet vetëm për përfitime elektorale, sepse gjithmonë Tirana Kosovën e ka përdorur për interesat e veta politike.

Kjo është hipokrizia e radhës që ndërmerr pushteti i sotëm në Shqipëri, pasi dhe nëse politika e Tiranës do të ishte e interesuar për Kosovën , ajo duhet të kishte miratuar një rezolutë për njohjen dhe ndëshkimin e gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës duke e vënë përballë akuzave Serbinë për krime dhe genocid të cilin e di gjithë bota. Por përse politika e Tiranës nuk e mori një veprim të tillë në kohë?! Atë që nuk e bëri Tirana e bëri Beogradi dhe Moska me mjaft finesë dhe me mjaft diplomaci e që sot është ngritur dhe po funksionon Gjykata Speciale kundër Kosovës. Parlamenti i Tiranës do të duhej që t’i kërkojë llogari kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për marrëveshjet dhe për “miqësinë “ e ngushtë të Kryeministrit të Shqipërisë me presidentin shovinist dhe me ish ministrin e Millosheviçit, Vuçiç, për rolin e tij në komplotin anti Kosovë të copëtimit të Kosovës, dhe për Mini-Shengenin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".