Bllokimi i Kuvendit të Kosovës po e shkatërron shtetin ekonomikisht, po e izolon edhe ndërkombëtarisht

Bllokimi i Kuvendit të Kosovës po e shkatërron shtetin ekonomikisht, po e izolon edhe ndërkombëtarisht
Bllokimi i Kuvendit të Kosovës po e shkatërron shtetin ekonomikisht, po e izolon edhe ndërkombëtarisht

Ragip Guraziu

  • 01 December 2020 - 07:43

Shkruan: Ragip Guraziu

Me këtë qasje bllokuese shteti po izolohet edhe ekonomikisht pasi që Kuvendi nuk po arrin të siguron 2/3 e deputetëve për të votuar marrëveshjet financiare ndërkombëtare që mundë të jenë infuzion i mirë për ekonominë e vendit. Për pasojë të lojës politike nga deputetët Kuvendi po dështon në votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtarë: Votimi i Projektligjit nr. 07/L-025 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe lëvrimi i mundësive për sigurimin e ujit, Votimi i Projektligjit nr. 07/L-035 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Votimi i Projektligjit nr. 07/L-036 për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan. Kështu po dëmtohet shteti, po pësojnë qytetarët dhe po fitojnë deputetët e pa përgjegjshëm që janë bërë sikur kusarët.

-Nga kjo garniturë e deputetëve të pa përgjegjshëm, që po pasqyrojnë turpin e shtetit të Kosovës, dhe vet Kuvendit. Kjo garniturë deputetësh është e veçantë, është e interesuar vetëm për të mbushur xhepat e tyre, më shumë se sa për të kryer përgjegjësin e tyres i të zgjedhur e të besuar të qytetarëve në Kuvend. Siç thotë një fjalë e urtë popullore, po e shfrytëzojnë situatën sepse këtë herë ju ra mirë shi në kollomoq. Duke mos kontribuar asgjë për qytetarin dhe për shtetin, nuk po lodhen fare këta tregtar të lazdruar votash që ta fusin pak kokën në funksion. Madje pjesa më e madhe e tyre pse shkojnë në seanca, kur vjen momenti i votimit, i lëshojnë seancat dhe pagat i marrin përsëri të plota pa asnjë reduktim. Kjo sjellje kaq e pa përgjegjshme nuk ndodhë në asnjë vend të botës por vetëm tek ne. Kriza ekonomike e ka mbërthyer vendin si pasojë e pandemisë së koronavirusit, sepse po shihet ashiqare që edhe për disa muaj në vijim do ta kemi këtë pandemi, kurse të zgjedhurit tonë në parlament janë shumë komod, nuk brengosen për asgjë, për të gjetur zgjidhje së bashku me qeverinë.

Kjo është një gjendje mjerimi për qytetarët e Kosovës sepse këta deputetet u zgjodhën me votat tona dhe tash sillen sikur të kenë ardhur në cilësinë e uzurpatorit për ti mbajtur si personale karrikat në Kuvend. Për të qenë akoma më e madhe kjo ndjenjë e zhgënjimit qytetar, mësohet se këta deputet janë duke shkuar në këto seanca vetëm për të realizuar edhe mëditjet e tyre shtesë që i marrin përveç pagës fikse, dhe kështu po e trashin akoma më shumë, maksimalisht gjepin e tyre, në kurriz të buxhetit të mbledhur nga taksapaguesit e varfër të Kosovës, deri sa edhe në seancën e fundit të muajit nëntor, dështuan të votohen 31 pika të rendit të ditës të bartura që nga fillimi i mandatit të kësaj legjislatura e cila ka mbajtur gjithsejtë 27 seanca gjatë këtij viti, deri në fund të nëntorit. Pa pikë turpi po shpërfillet vota e qytetarëve të Kosovës nga këta deputet të pa përgjegjshëm, që po pasqyrojnë turpin e shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".