Këta banditë në Kuvend me epitet të deputetit, duhet të arrestohen nga Policia e Kosovës

Këta banditë në Kuvend me epitet të deputetit, duhet të arrestohen nga Policia e Kosovës
Këta banditë në Kuvend me epitet të deputetit, duhet të arrestohen nga Policia e Kosovës

Dardan Grapci

  • 02 December 2020 - 07:41

Shkruan: Dardan Grapci

Një gjë që s’po kuptoj pse Policia e Kosovës nuk merr masa kundër këtyre idiotëve në Kuvend?, pse po lejojnë që ketë 100 persona me luajt me jetët e 2 milionë banorëve të Kosovës duke bërë cirk aty, duke e shndërruar kuvendin edhe në hapësirë për ring të boksit, kush dëshiron të rroket, pse nuk po i dënojnë apo i arrestojnë kur këta deputet injorantë e matrapaz rroken e përplasen, shtyhen e shahen në mes vete. E kam seriozisht këtë shqetësim sepse nuk e di pse Policia po rrinë kaq indiferente.

-Është e turpshme kur i shohim se si përplasen këta përfaqësues të popullit në organin më të lartë përfaqësues të shtetit të Kosovës, në Kuvend, por mos të harrojnë se një ditë, kjo e zezë që po jua bëjnë qytetarëve, do ju del prej hundëve. Deputetët në Kuvendin e Kosovës, duke ia filluar kryetarja e Kuvendit dhe nga u.d.p Vjosa Osmani e deri tek deputeti i fundit kanë harruar se kush i ka votuar, ndryshe edhe kushtetutën dhe ligjin janë duke e shkelur edhe atë me të dy këmbë dhe duke e shpërdoruar me të dyja duart, plus duke e fyer me fjalë.

Ndryshe ne qytetaret jemi mësuar që me dhunë dikush me na e drejtua vendin, prandaj mirë po na e bënë edhe lista serbe që po i merr afër goranët dhe romët, dhe po i detyron që të flasin kundër neve, nuk e di deri kur ky popull do të duhet të duroj, por një gjë e di, fundi i krejt kësaj politike kriminalistike dhe të korruptuar do jetë i dhimbshëm, por uroj të mos jetë edhe i përgjakshëm. Këta deputet matrapaz për veten e tyre i marrin pagat me rregull, i kanë pagat mbi 2000 euro, edhe nga ana tjetër nuk po e votojnë një ligj që mundë t'ua rregullon sado pak qytetarëve jetën e rrezikuar sociale. Për mua këta individ është keq me i krahasua me ndonjë kafshë. Unë mendoj që këta janë demon të veshur me lëkurë të njeriut. Ndryshe një person për këto 20 vite ose kish me ndryshua rrugë ose ish dorëzua.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".