Zgjedhjet në Podujevë e vërtetuan gjendjen e rëndë në skenën e deformuar politike të Kosovës

Zgjedhjet në Podujevë e vërtetuan gjendjen e rëndë në skenën e deformuar politike të Kosovës
Zgjedhjet në Podujevë e vërtetuan gjendjen e rëndë në skenën e deformuar politike të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 02 December 2020 - 07:53

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Nëpër këto parti kudo duhet renovim me kuadër dhe me ideologjinë politike partiake dhe shtetërore. Në LDK me Isa Mustafën, me z.Veliun, me z. e lokaleve të natës, me Hotin e lindur para kohës, si dhe me Armenda, Selmana etj., si megaloman dhe fare pa ide, LDK do të pëson fiasko edhe më të rëndë. Për LDK-në është Podujeva dhe humbja e zgjedhjeve, aty shembulli më adekuat i domosdoshmërisë së një zëvendësimi të tyre me të tjerë. PDK me strukturën e sahanlëpirëse si Enver Hoxhaj etj., vetëm ecje prapa, si gaforrja do të kemi. Kështu janë edhe partitë tjera. Si LDK, ashtu edhe PDK, AAK, NISMA DHE AKR duhet të marrin seriozisht. Të gjitha subjektet në Republikë kërkohet të reformohen tërësisht.

-Ka kohë që skena politike e Kosovës që vuan nga politikanët e paditur dhe me kurrfarë e idesh dhe ideologji. Zgjedhjet në Podujevë e vërtetuan gjendjen e rëndë. Brenda partive është krijuar një klikë e cila po sundon në të dy nivelet. Kudo është fryrë krimi dhe bashkëpunimi me krim. Nuk kemi fare pushtet ligjor. Por, këto zgjedhje treguan se brenda partive ka nevojë të bëhen reforma. Këtë ka nevojë, jo vetëm LDK dhe PDK, por të gjitha subjektet parlamentare në Kosovë. Partitë janë bërë si me qenë në mbretëri dhe me udhëheqësit e tyre të pa prekur në pozitat e tyre partiake. Në LDK kemi një strukturë shumë të vjetër, të vyshkur me ideologjinë dhe frikacake.

Prapa saj është radhitur një strukturë e re që është vetëm vegël, e pa taban politik dhe shtetëror, kombëtar hiq se hiq. Kjo udhëheqje e vjetër me sahanlëpirëset e rijnë nuk mundë të japi më fare diçka pozitive. Atë që e kanë pasur atë edhe e kanë dhënë. Nga ata nuk del tjetër, ndërsa nga grupi i të rinjve, kemi njerëz që nuk kanë fare ideologji dhe përgatitje. Shembulli më adekuat i kësaj vjetërsie ideo-politike është rasti me Podujevë dhe me humbjen e zgjedhjeve atje. Në fakt LDK, PDK dhe partitë tjera politike e kanë vërejtur këtë edhe në zgjedhjet e fundit komunale dhe në ato parlamentare. Kudo këto parti kanë pësuar humbje. Në të njëjtën pozitë gjinden edhe partitë tjera. Nuk është më mirë as AAK, ndërsa NISMA e AKR janë para zhdukjes. Më mirë është vetëm VV.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".