Roli këshillues i Mbretërisë së Bashkuar në dialog me Serbinë, ide e vonuar por e domosdoshme dhe e qëlluar

Roli këshillues i Mbretërisë së Bashkuar në dialog me Serbinë, ide e vonuar por e domosdoshme dhe e qëlluar
Roli këshillues i Mbretërisë së Bashkuar në dialog me Serbinë, ide e vonuar por e domosdoshme dhe e qëlluar

Dardan Grapci

  • 03 December 2020 - 07:43

Shkruan: Dardan Grapci

Ende është herët për të gjykuar se çka do të bëjnë britanezët në këtë rast, por besoj që nëse Qeveria e Kosovës i merr këshillat e britanezëve me seriozitet, atëherë kabineti i Qeveris Hoti në dialogun me Serbinë do të del i pa mposhtur dhe i palëkundur në vendimet e tyre dhe kërkesat e tyre para palës serbe.

Mentorimi dhe këshillimi ndërkombëtar për qeveritarët e Kosovës është pak i vonuar. Mendoj që mentorimi dhe këshillimi është dashur të ndodhë qysh duke filluar në vitet e para të dialogut me Serbin, e jo të lejohen të propozohen edhe projekte përmes të cilave cenohet sovraniteti i Kosovës nga ish Presidenti Thaçi, duke bërë pazare territoresh me Malin e Zi dhe marrëveshjen për ndarje të kufijve me Aleksandar Vuçiqin.

Prandaj edhe pse thuajse kriza politike është thelluar tej mase në Kosovë, mendoj që Britania e Madhe duhet të filloi të ju jap këshilla pozitive qeveritarëve tanë të cilët do të ulen përsëri në tryezë me Serbinë për ta vazhduar dialogun, edhe pse dihet që thuajse deri më sot kabineti i Kryeministrit Hoti së bashku me Avdullah Hotin gjithmonë kanë ra në grackë të Serbisë.

Shpresoj që ky mentorim dhe këshillim nga ana e britanezëve do të jetë në dobi dhe favor të Kosovës, duke i hapur rrugë Kosovës që në të ardhmen të ketë nota pozitive nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në NATO dhe BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".