Evropa e dëshpëruar në kastën politike të Kosovës, po e mban peng liberalizimin e vizave

Evropa e dëshpëruar në kastën politike të Kosovës, po e mban peng liberalizimin e vizave
Evropa e dëshpëruar në kastën politike të Kosovës, po e mban peng liberalizimin e vizave

Blerim Burjani

  • 03 December 2020 - 07:35

Shkruan: Blerim Burjani

Nëse kjo Qeveri Hoti nuk arrin ta bindë Francën dhe disa shtete tjera për liberalizim të vizave për Kosovën , ndryshime me rryma radikale të prapambetur me shekuj dhe pa edukim, atëherë kjo do të sjell plotësisht regres të BE-së në Kosovë dhe për Kosovën. Askush nuk do të nxitoj në Evropë të merret me Kosovën, s’ka gjasa sepse kjo po dihet, s’ka besim në demokracinë që ofrojnë këta njerëz, e populli është i fjetur e konfuz, me plotë mllef, edhe pse dihet që s’ka demokraci me mllef.

-Qytetarët janë mësuar me qëndrimet e BE-së, zhgënjim me politikën e brendshme , zhgënjim me BE-në, tash sërish ka filluar një trend negative që nga viti 2019 , se duhet ndryshuar një të keqe me një të keqe edhe më të madhe që u vërejt me VV-në për 51 ditë zhgënjimi, edhe pse kjo për mua ishte dhe mbetet e qartë, një parti ose më mirë të themi një grup i të pakënaqurve në krye me një të pakënaqur për kurrgjë, nuk kam pritur asgjë përveç asaj që u pa për 51 ditë, VV-ja për 51 ditë arriti ta kthej mbrapshtë Kosovën derisa e larguan nga pushteti SHBA-të dhe BE-ja , tash po të ishte i kthjellët populli, dhe sidomos inteligjenca e Kosovës kaherë kishin bërë parti dhe alternativë të gjerë politike dhe partiake për të hequr njerëzit e mesjetës nga pushteti.

Tash BE po e sheh se ka zi e më zi dhe nuk do të ngutet aspak për të marr qëndrime për Kosovën, sepse nuk beson në forcën demokratike të kosovarëve , demokracia e fjetur në Kosovë, qytetarët e përgjumur janë zgjuar nga gjumi me mllef dhe kanë shkuar të kutia e votimit, si në rastin e Podujevës dhe votuan një subjekt anarkik me 51%, as balotazh nuk lanë, ky është mllefi në Kosovë, është fitorja e trendit të mllefit dhe jo demokracisë, më qytetarëve s’po ju intereson a din a s’din, a janë për votim a bëjnë diçka me rëndësi me i heq këto parti LDK,AAK,PDK e NISMA janë mërzit për 20 vjet duke i pa duke punësuar familjet duke jetuar si mbretër, duke zhvatë pasuri publike , punësim familjar në shërbim civil , ndërmarrje publike dhe ambasada pa ndal, dajë e kunata , kushëri , bashkë partiak. Prandaj ky votim në Podujevë dhe në Kosovë quhet rebelim i qytetarëve përmes votës, ky rebelim mundë të sjellë gjëra edhe më të këqija se deri tash.

Me rëndësi është shteti, e këto gjërat tjera mundë të ndryshohen. Pra mllefi nuk është demokratik por vetëdija duhet të jetë demokratike. Në Podujevë edhe në Kosovë siç pritet nuk do të fitoj ndryshimi kualitativ i jetës por do të ndërrohen pronarët e institucioneve, prej një pronari në tjetrin. Kjo është absurd, në vend që shoqëria civile, klasa intelektuale të themeloj parti apo disa parti, pra një bllok partish qytetarët duhet të dëshpërohen edhe më shumë se deri tash, kjo s’ka kuptim kjo punë e mbrapshtë, VV është subjekt anarkik prej liderit e 90% të papunë , tash si po mendojnë qytetarët edhe këta duhet më i punësuar gjithë këta militant dakund se ata nuk rrinë në VV për sy e faqe e për pesë qebapë me kokakolë, këto absurde të mbrapshta po ndodhin dhe mundë të përmbysin mendjen e shëndoshë të njeriut. Tash të gjithë e dinë se mllefi fiton e VV-ja është mllefi. Kjo është kalimi prej një të keqe në të keqen tjetër.

Populli apo votuesi është rebeluar dhe ky rebelim do të jetë edhe më ashpër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.BE dhe SHBA do ta përcjellin me kujdes këtë trend rebelimi si pa kokë drejt votës, në vend të alternativës demokratike mllefin. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm e mos të shpejtojnë nëse duhet atëherë le të kërkojnë alternativë politik dhe jo mllef. Ne jemi popull i civilizuar, nuk duhet të ngutemi për ta bërë më keq, duhet kërkuar më mirë, për më keq ka por ma mirë s’ka as me VV-në e me këto parti.

Nëse e do populli vetën e familjen e vet , fëmijët , pasurinë që ka, duhet të mendoj për përkrahje të diçka të re në politikë, një platformë të gjerë civile pro perëndimore për të reformuar shtetin e jo me votua VV -në e të gjithë të pa punët me i punësua në politikë, me ju dhënë paga , mëditje dhe punësim, pastaj prapë zhgënjim. BE nuk do ti liberalizoj viza as nuk do të hapë kapituj por do të kërkon mbrojte efektive të pakicës serbe në këtë situatë sepse VV do të i frikësoj edhe më shumë evropianët e SHBA-të, ose disa shtet do ti shpallin si VV të padëshiruar politikisht, nëse nuk reformohen dhe nuk ndërrohet struktura e njerëzve aty, pa u qartësuar koncepti politik apo vizioni i tyre. Pra nuk pres fare diçka tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".