Podujeva dëshmoi se votuesi kosovar është i mllefosur, ky mllef do të shpërfaqet eshë më i ashpër në zgjedhjet parlamentare

Podujeva dëshmoi se votuesi kosovar është i mllefosur, ky mllef do të shpërfaqet eshë më i ashpër në zgjedhjet parlamentare
Podujeva dëshmoi se votuesi kosovar është i mllefosur, ky mllef do të shpërfaqet eshë më i ashpër në zgjedhjet parlamentare

Faik Krasniqi

  • 03 December 2020 - 18:43

Shkruan: Faik Krasniqi

Prej shpalljes së pavarësisë Kosovën e kanë lëshuar rreth 500 mijë qytetar. Ata nuk janë fëmijë të politikanëve, por janë fëmijë të të mllefosurve. Askush nuk e lëshon vendin pa një arsye. Arsyet dihen. Prandaj për vendin dhe për vete këto parti, shkuarja sa më e shpejtë në zgjedhje aq më mirë. Çdo ditë që kalon LVV bëhet edhe më e fuqishme, sepse mllefi qytetar rritet akoma më shumë ndaj këtyre partive tjera. Me këtë mllef që qytetarët kanë LVV mundë të fitojë deri në 50 përqind të votave, por nëse zgjat edhe disa muaj më shumë, atëherë kjo përqindje mund të shkojë 60-70 përqind. Debakël për të gjitha partitë. Ata e dinë se çfarë do i gjen në zgjedhje, prandaj më mirë me humbje të tillë!

Rezultati i zgjedhjeve në Podujevë ka qenë i pritur. Vetëm për LDK-në ky debakël doli të jetë befasues. Pavarësisht që elektoratin për më shumë se dy dekada e kanë vjedhur dhe tallur, kanë pritur që prapë do të fitojnë. Madje bindshëm. Edhe një parti nga Mongolia nëse kandidon kundër këtyre partive fiton, e lëre më një parti vendase. Shkaku dihet. Gjendja e rëndë në çdo aspekt, dhe mllefi i akumuluar për 21 vite. Për 21 vite janë tallur me qytetarin. E kanë vjedhur qytetarin. E kanë varfëruar. E kanë gjunjëzuar. Nuk e di çfarë kanë pritur. Ky popull shumë gjatë ka pritur. Psh: Çfarë gjasa ka një i ri i diplomuar me djalin ose vajzën e një politikani? Zero. I riu pa mbështetje politike dhe me diplomë punon edhe sot kamerier, kurse fëmijët e politikanëve kanë postet më të mira. Pa harruar të përmendim edhe tenderët dhe subvencionet që shkojnë tek politikanët dhe njerëzit përreth tyre. Edhe në spitale je i diskriminuar. Asnjë operacion s' mundë ta bësh pa lidhje ose lekë. As bursa për të studiuar në perëndim s'mundë të marrësh pa lidhje politike. Thjeshtë asgjë. Lista është e gjatë nëse fillojmë të përmendim listën e padrejtësive. Këto padrejtësi i kemi përjetuar të gjithë. I përjetojmë edhe sot. Kur pushteti bëhet për dikë nënë e për dikë njerkë, atëherë mllefi bëhet i madh. Prandaj çdo gjë është e pritshme. Me një fjalë këta e kanë irrituar popullin. Kur e irriton popullin nuk i ke punët mirë. Edhe diçka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".