Lexoni edhe:
Podujeva dëshmoi se votuesi kosovar është i mllefosur, ky mllef do të shpërfaqet eshë më i ashpër në zgjedhjet parlamentare
Shkruan: Blerim Burjani
Duhet ndryshuar Ligjin për Zgjedhjet dhe për të qartësuar se veç nëse ju është ngritur aktakuza kandidateve të partive, atyre të mos ju lejohet kanididimi.
Kjo përbërje e KQZ-së nga partitë politike nuk do të mundë të ndaloj, as parandaloj fatkeqësisht përfshirjen e kandidatëve me të kaluar të pa pastër në listat zgjedhore. Me këtë rast nuk do të arrin që të jetë në funksion të kontributit për pastërtinë e kandidatëve të partive politike që kandidojnë në zgjedhje. Partitë e dërgojnë listën dhe nuk japin informata fare as kush janë, madje as të dhënat se a kanë përfunduar shkollim, as a janë njerëz me probleme me rendin e ligjin.
Edhe në të kaluarën KQZ-ja nuk ka mundur të ndaloj personat të kandidohen përkundër asaj se kandidatët e tyre jo rrallë ishin në procedurë gjyqësore , apo i ishte ngritur aktakuza apo nuk kishte ende vendim të formës së prerë. Partitë politike, në mungesë të normave të atilla që ndalojnë kandidatët i kandidojnë dhe certifikojnë kandidatët, në mungesë të akteve normative të qarta.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".