
Lexoni edhe:
KQZ-ja e instrumentalizuar nga politika e inkriminuar, lejon kandidat me të kaluar kriminale që të marrin edhe mandatin e deputetit
Shkruan: Gani Qarri
Siç edhe ka filluar të përflitet qysh moti, tema e presidentit, tani do të jetë kompromisi vendimtar me të cilin në vijimësi edhe joshet PDK-ja, e që me ngulmë po e kërkon vetë ajo këtë post, si arsyetim për tu bërë edhe zyrtarisht pjesë e koalicionit të zgjeruar, nga frika se nëse vendi detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja, Vetëvendosje pritet serish, ti mund e vetme, të gjitha partitë e korruptuara dhe të inkriminuara tash e mbi dy dekada me radhë, derisa ia mbyllën të gjitha dyert Kosovës, mbytën perspektivën e saj dhe izoluan atë nga e gjithë bota. Për aq më tepër, në shërbim të këtij projekti meskin, u fut edhe kalimi i deputetëve të grupit parlamentar 6+ në NISMA socialdemokrate, si taktikë tjetër për rirreshtimin e votave për ta krijuar shumicën e mjaftueshme të vendimmarrjes në Kuvend, duke pasur si kundërshtues vetëm VV-në, e cila vijon të mos heq dorë nga kërkesa për marrjen e mandatit Qeverisë Hoti nga Kushtetuesja dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.
-Edhe mbi 5 muaj pas votimit të të ashtuquajturit projektligj për rimëkëmbje ekonomike, që më tepër ngjason në një fond i varfër humanitar, për firmat dhe njerëzit në nevojë, në këtë kohë të rënduar nga pandemia me kovid-19, Qeveria minore e Kosovës, ende nuk ka arritur ta realizojë miratimin përfundimtar të tij, në Kuvendin e Kosovës.
Ndaj në situatën e krijuar në vend, sidomos pas procesit të sapofilluar në Gjykatën Speciale i cili ra si goditje tepër e rëndë jo vetëm mbi figurat e burgosura por edhe mbi vet segmentet e prekura nga arrestimet e kësaj Gjykate, si për ruajtjen e pushtetit, aq më tepër edhe për qëndrueshmërinë e tyre politike. Edhe Ligji i propozuar për Rimëkëmbjen Ekonomike, po përdoret si kamuflim perfid bashkë me propozim amendamentet e PDK-së dhe vendimin që PDK ta thërras seancën e jashtëzakonshme për miratimin e këtij ligji, si kompromis që më në fund të fillojë të shkrihet akulli për bashkëpunim me partitë në pozitë, deri në arritjen e marrëveshjes për futjen eventuale edhe të PDK-s së shkërmoqur politikisht dhe kuadrativisht, në koalicion me zgjerim të Qeverisë LDK-AAK-NISMA, por serish pa Vetëvendosjen, nga frika e dominimit të saj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".