Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike i pajton PDK-në dhe LDK-në, marrëveshje sekrete për dy palë zgjedhje në tetorin e vitit që vjen

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike i pajton PDK-në dhe LDK-në, marrëveshje sekrete për dy palë zgjedhje në tetorin e vitit që vjen
Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike i pajton PDK-në dhe LDK-në, marrëveshje sekrete për dy palë zgjedhje në tetorin e vitit që vjen

Skender Mulliqi

  • 04 December 2020 - 07:49

Shkruan: Skënder Mulliqi

Këta mund të zgjasin edhe ndonjë ditë pushtetin me lojëra të tilla politike, por jo sigurisht në pafundësi. Unë mendojë se në tetor të vitit 2021 do të kemi dy palë zgjedhje, ato lokale dhe zgjedhjet nacionale, si shpëtim nga kolapsi politik, institucional dhe ekonomik i rënduar shumë edhe më pandemi. Kosova ka nevojë për organe shtetërore funksionale dhe legjitime , e jo për organe shtetërore të cilat po mbahet në këmbë të qelqta që shumë kohë , edhe për faktin së kjo qeveri po varet nga Lista Serbe e dirigjuar nga Vuçiqi. Zgjedhjet e reja dhe reforma zgjedhore do ti zgjedhshin problemet e shumta në Kosovë.

-Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike duket ashiqare se është instrumentalizuar për qëllime politike. Opozitë e mirëfilltë është vetëm LVV, kurse PDK po i bënë makinacionet dhe shantazhet e veta politike më qëllim përfitimesh karshi pozitës. Edhe kur bëhet fjalë për këtë ligj i cili nuk po legjitimohet që shumë kohë, është vonuar shumë, duket së në seancën e fundit të komisionit parlamentar , PDK arriti që ti fut katër amendamentet e kërkuara, dhe tash bashkë me LDK-në, po bëjnë thirrje për mbledhje të Kuvendit, që ligji të kalon në votim në leximin e dytë. Kjo është kushti i parë i PDK-së . Kushti i radhës madhor do të jetë, posti i presidentit të Kosovës. Veç kanë filluar ndarjet e posteve pushtetare, dhe duket së zgjerimi i koalicionit PDK- LDK-AAK është shumë afër. Dhe shumë afër do të jetë që në këto pazare politike të cilat e shkatërruan Kosovën , posti i të parit të shtetit, që do ti takon më gjasë PDK, duke e qitë nga loja politike Haradinajn.

Deklarimet e deritashme të kreut të LDK-së, Isa Mustafa janë për zgjerim të koalicionit dhe që presidenca nuk i takon LDK , pasi që e ka ekzekutivin. Loja tjetër edhe më e madhe politike , është së garda e vjetër e biznes -politikës , po bëjnë luftë për pushtet absolut, se kështu janë mësuar që 21 vite më radhë. E dinë mirë se më shkua në zgjedhje të reja , pësojnë debakël edhe më të madh së në Podujevë, prandaj deri ën fund do të shkojnë me variantin e dëmshëm për vendin -zgjerim të koalicionit. Gëzon fakti së kemi gjithnjë në rritje vetëdijen qytetare të munguar deri vonë, që keqbërësit duhet dënuar rëndë, me votë të lirë. Sikur janë bërë bashkë për ta rrëzuar Qeverinë e mirë Kurti, këta prapë do të bëhen bashkë që më çdo kusht ta mbajnë pushtetin, së në mendjen e tyre të mykur është instaluar logjika neo komuniste për pushtet absolut.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".