Eksperti i sigurisë: Nëse Gjykata Speciale zbardh emrat e ekzekutorëve të vrasjeve politike, zgjohet Kanuni i Lekë Dukagjinit

Eksperti i sigurisë: Nëse Gjykata Speciale zbardh emrat e ekzekutorëve të vrasjeve politike, zgjohet Kanuni i Lekë Dukagjinit

Hajrullah Tërnava

  • 05 December 2020 - 09:06

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Mes partive politike, mbas zbardhjes së këtyre vrasjeve, pa tjetër që do të krijohet një hendikep, ndarje akoma më e madhe se sa që ka qenë deri më tani, sepse tani më të dëmtuarit do e dinë se kush në origjinalitet ua paskan vra njerëzit dhe familjaret e tyre, dhe përpos gjykimeve që do të ndodhin në Hagë, mund të zhvillohen edhe ato “adetet” e hakmarrjes ndaj të afërmve të tyre, sikur e parasheh kanuni i Lek Dukaxhinit, që ekzistojnë si traditë në popullin tonë, pavarësisht përgjegjësive që duhet të japin në Gjykatën Speciale vepër kryesit.

-Tani kur të fillojnë zbardhjet e vrasjeve në Gjykatën Special në Hagë, gjatë e pas luftës, të aktivistëve të krahut të paqes, të LDK-së si të vrarë dhe atyre të krahut të luftës që i kanë krye ato vrasje, do të dalin në shesh të gjitha marifetet e tyre, se kush ishin ata vrasës që i kryen këto vrasje, dhe opinioni tani do të bindet për arsyet e vrasjeve. Një numër i popullit gjinden skeptik rreth këtyre ndodhive, sepse kishte të tillë që thoshin se vetë ata të LDK-së i kanë vra aktivistët e tyre, për hir të konkurrencës dhe marrjes së pushtetit brenda partisë së LDK-së.

Në të kundërtën nëse dalin se në ato vrasje kanë gisht ish të mëdhenjtë e shtetit, që tani gjinden në Hagë, duke u marr në pyetje për këto krime, tani bahet pyetja se si duhet populli të sillet ndaj tyre, që po del se paskan vra vetëm rival shqiptar të partisë të LDK, e që si qëllim e paskan pasur zaptimin, marrjen e pushtetit për të qeverisur Kosovën, për ta zhvatë dhe pasuruar sikur që ia arritën këtij qëllimi deri tani. Mes partive do të ketë ndikim tensionimesh e sidomos do të krijohen urrejtje ndaj grupit të parë të të arrestuarave dhe të tjerëve nëse kanë kryer vepra të tilla, katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi dhe të tjerëve, kush është i përzier në këto vrasje e që bëhet fjalë kryesisht për të ashtuquajturat vrasje të karakterit politik, me qëllim të eliminimit të kundërshtarëve rival në politikë, e që ndërlidhet me vrasjet politike të zyrtarëve të LDK-së.

Nëse ndodhin këto supozime të tanishme sikur i shpjegova, tani opinioni do të bindet se në të vërtetë po pastrohet UÇK-ja, e jo si në të kundërtën që shumëkush e përdorë të kundërtën se po akuzohet dhe njolloset UÇK. Në aktakuzën e publikuar nga Dhomat e Specializuara e cila ka 69 faqe, përmenden raste të ndryshme për të cilët ish-krerët e UCK-së po akuzohen nga Gjykata Speciale. Të freskëta janë dëshmitë kur gjatë luftës në Drenicë në territorin e Skenderajt kanë shkuar një grup i përfaqësuesve të partitive më pacifiste, e kryesisht të LDK-së, sepse atëherë as që ka ekzistuar partia e PDK-së, për tu informuar më saktësisht për luftën, dhe kur kanë kontaktuar me përfaqësuesit e UÇK-së që dihen me emra të cilët ishin ata, ata i kanë nda në një vend të posaçëm dhe ndaj tyre kanë përdorur dhunë deri në alivanosje të tyre, ka dëshmitar të gjallë të kësaj ndodhie edhe sot.

Madje përmenden edhe anëtarë e përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët thuhet se janë torturuar e frikësuar nga ish-udhëheqësit e UCK-së. Kjo parti përmendet plot 13 herë në aktakuzën e konfirmuar nga Specialja. E nëse vjen deri te hakmarrja e ndokujt ndaj të afërmve të këtyre që gjenden në Hagë, apo edhe ndaj tjerëve që kanë me shkuar për gjykim në këtë gjyq e që konstatohen si vrasës, apo urdhërdhënës të vrasjeve, atëherë këta që i kanë bërë këto të këqija, vrasje të familjarëve që tash e 21 vit janë të veshur në të zeza tesha, do e kuptojnë se çfarë paskan qenë ata, dhe opinioni do e kuptoj të vërtetën dhe nivelin e tyre të njerëzimit, dhe po ata dinin ta mashtronin opinionin me fjale patriotike duke aluduar se ne e çliruam Kosovën, e në të kundërtën ata paskan bërë vepra të turpshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".