Krimi dhe korrupsioni po ja mbanë të mbyllur Kosovës orbitën e depërtimit të shpejtë në BE

Krimi dhe korrupsioni po ja mbanë të mbyllur Kosovës orbitën e depërtimit të shpejtë në BE
Krimi dhe korrupsioni po ja mbanë të mbyllur Kosovës orbitën e depërtimit të shpejtë në BE

Hasan Preteni

  • 05 December 2020 - 09:14

Shkruan: Hasan Preteni

Hetime të fuqishme aktualisht nuk ka, për aktakuza mos të flasim fare. Rasti 2 milion nga thesari, vjedhja e kasafortës në AVUK, tenderi i ministrit që e fitoi ndërtimin e spitalit në Prizren, lejet për hidrocentrale dhe shume raste tjera. Asnjë rezultat. Në burg e kemi vetëm një deputet ( nga komuniteti minoritar) po të ishte nga partitë që janë në pushtet do të dënohej me kusht. BE-ja dhe mekanizmat Evropian të vendimmarrjes nuk mashtrohen me gjëra si kjo. Ata kërkojnë rezultate konkrete, e me këtë ritëm më parë do të zbrazet Kosova se të fitojmë vizat.

Kosova nuk është në orbitën e BE-se , jo vetëm lufta kundër korrupsionit por asnjë progres në asnjë fushë. Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor nuk janë në media qe 6 muaj, asnjë konferencë, asnjë vendim, asnjë aktivitet që ja vlen me u përmend. Shkarazi në një medium elektronik e pashë një shifër ku njëra nga prokuroritë i kishte ngritur brenda 24 orëve alamet aktakuza, kur e pashë edhe numrin e të akuzuarëve, ishin gati njësoj, një aktakuzë një person. Përfundimi, Aktakuza për vepra minore të krimit. Te krimi i organizuar, te veprat e natyrës korruptive, numri i personave është shumë më i madh se numri i rasteve. Në një rast të krimit përfshihen zakonisht më shumë persona. Nuk ka hetime e as aktakuza për veprat korruptive. Politika kadrovike në dy mekanizmat përgjegjëse për sundimin e rendit dhe ligjit, në fund të pusit. U larguan monitoruesit, miqtë tanë ndërkombëtar.

Asnjë sinjal se po lëvizet në atë drejtim. BE-ja jo vetëm që nuk do të na vlerëson pozitivisht por do të na i merr edhe ato benifete që na i kanë dhënë ( investimet në fushat e ndryshme) Më 9 Dhjetor është dita ndërkombëtare kundër korrupsionit. Jam shumë kureshtar të mësoj se me cilat rezultate do të dalin-nëse dalin mekanizmat anti-korrupsion. Skandalet në baza ditore, sapo ndodhë një skandal pas dy dite skandali tjetër, harrohet i pari, dy dite diskutime për të dytin dhe pastaj gjithçka në harresë. Të gjitha proceset kinse të filluara ( tokat, veteranet, stendat ...) kanë ngecë edhe atë me qëllim, zvarritje deri në vjetërsimin e lëndëve. U shpallen disa aktgjykime qesharake si p.sh rasti Pronto, dënime qesharake me kusht.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".