Vendim i turpshëm i Gjykatës së Apelit të Kosovës, injorohen krimet serbe duke ja përgjysmuar dënimin kriminelit të dëshmuar të luftës Darko Tasiq

Vendim i turpshëm i Gjykatës së Apelit të Kosovës, injorohen krimet serbe duke ja përgjysmuar dënimin kriminelit të dëshmuar të luftës Darko Tasiq
Vendim i turpshëm i Gjykatës së Apelit të Kosovës, injorohen krimet serbe duke ja përgjysmuar dënimin kriminelit të dëshmuar të luftës Darko Tasiq

Muhamet Kelmendi

  • 05 December 2020 - 12:59

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Gjykata i zvogëloj krimet e tilla. Ato i futi në vepra imperative me jetën e kriminelit dhe e morri si një krim të kryer nën detyrim për jetë. Marri e Gjykatës së Apelit. Natyrisht se dëshmitar okular të Krushës kanë të drejtë të ndihen keq dhe të ofenduar për të afërmit edhe tash pas vdekjes. Ndaj kemi edhe protesta legjitime të kësaj popullsie të Krushës. Dhe, është e rrugës që protestojnë dhe duhet të bëjnë edhe ankesë kundër këtij verdikti. Edhe popullsia e Krushës duhet të ankohen nëpërmjet avokatëve që i kishin në gjykatë.

Është e rëndë, por duhet. E rëndë sepse këtu kemi një intervenim jashtë Gjykatës së Apelit për këtë verdikt. E kjo është ofenduese për kombin shqiptar. Jo vetëm për Krushën e Vogël por për të gjithë.

-Sistemi gjyqësor në Kosovë është shumë i degraduar dhe vuan nga element të dëmshëm dhe të pa aftë, frikacak dhe të nënshtruar. Si rezultat i kësaj gjendje është edhe vendimi i fundit ndaj Darko Tasiqit, duke e përgjysmuar dënimin ndaj këtij krimineli. Fakti i përgjysmimit të dënimit tregon se krimineli Tasiq është fajtor për vrasjet barbare në Krushë të Vogël. Gjykata nuk nxori vendim për ta shpallur të pafajshëm dhe për ta liruar. Ajo nuk gjeti rrethana lehtësuese për të ikur ose për të përgjysmuar dënimin. Në Gjykatën e Apelit u përgjysmua dënimi mbi faktet e njëjta të krimit të rëndë që kriminelit Tasiq e kishte kryer në Krushën e Vogël.

Gjykata nuk tregoj faktet pse u ndryshua dënimi dhe pse u përgjysmua dënimi i shkallës së parë. Nuk tregoj dëshmi dhe fare nuk morri për bazë nivelin e dhunës terroriste të kryer nga krimineli Tasiq. Pse kështu? Gjykata e Apelit vërtetoi faktet e njëjta, por e ndryshon dënimin. Rrjedhimisht del ndikimi i ndonjë faktori të brendshëm a të jashtëm në nivelin dënimit. Kjo sepse nuk kemi një barazi të veprës penale të kryer, duke marr për bazë mënyrën e ekzekutimit të krimit, mjetet e përdorura dhe energjinë e treguar në vrasjen e shqiptarëve të Krushës së Vogël. Nga vepra terroriste del se e kemi një krim të rëndë dhe të kryer me para planifikim dhe me mjete për të zhdukur atë popullsi atje. Nuk është thjeshtë një numër 110. Por, numri përmban rreth 110 njerëz. Prej tyre burra dhe gra, fëmijë edhe deri te të vegjlit. Çdo numër ka një njeri. Ky nivel dhe intensitet i krimit nuk është marr për bazë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".