Qytetarët nuk mashtrohen nga qeveritarët e dështuar, me ligj nuk marrin ndihmë nga pushteti, janë paratë e djersës së tyre

Qytetarët nuk mashtrohen nga qeveritarët e dështuar, me ligj nuk marrin ndihmë nga pushteti, janë paratë e djersës së tyre
Qytetarët nuk mashtrohen nga qeveritarët e dështuar, me ligj nuk marrin ndihmë nga pushteti, janë paratë e djersës së tyre

Faik Krasniqi

  • 07 December 2020 - 07:43

Shkruan: Faik Krasniqi

Qytetari nuk mashtrohet më. Është mashtruar për 21 vite, por jo me. Tekefundit këto janë paratë e qytetarëve dhe jo te politikaneve. Të falënderosh politikanët për paratë e tua që ata i menaxhojnë, është njësoj sikurse ta falënderosh bankomatin për paratë e tua që i nxjerre nga banka që i ke deponuar. Në vendet e prapambetura është ky mentalitet, që falënderojnë politikanët për diçka që atë bëjnë me paratë e qytetarëve!

-Mali i Zi shtet me 600 mijë banor dhe beri pako ekonomike në vlerë prej 1.2 miliard euro. Pa përmendur edhe pako tjera stimuluese ekonomike në vlera qindra milionë euro. Deri sa shtete tjera nga disa pako ekonomike në vlera qindra miliarda euro, dhe shtetet e fuqishme pako edhe triliona euro. Kurse kjo qeveri krenohet për një pako ekonomike ne vlere prej 400 mijë euro, dhe që e aprovon në fund të vitit, deri sa shumica e bizneseve të vogla dhe të mesme janë buzë falimentimit, dhe një pjesë e konsiderueshme veçse janë shuar. Me mijëra vende të punës janë humbur nga falimentimi i këtyre bizneseve, dhe shkurtimi i numrit të punëtorëve nga bizneset që mezi po mbijetojnë.

Votimi i këtij projektligji nuk i rikthen ato vende pune. Sikur të ishte votuar me kohë pa dyshim që do të shpëtonin. Gjithsesi më mirë vonë se kurrë. Por këto para duhet të shërbejnë për biznese të vogla dhe të mesme, sepse ato janë në rrezik të shuhen siç janë shuar me mijëra biznese për shkak të pandemisë, dhe jo bizneset e mëdha që nuk janë goditur aq fortë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".