Pushtetarët e korruptuar nuk mundë ta blejnë paqen me një ligj, i pret dënimi nga qytetarët e mashtruar

Pushtetarët e korruptuar nuk mundë ta blejnë paqen me një ligj, i pret dënimi nga qytetarët e mashtruar
Pushtetarët e korruptuar nuk mundë ta blejnë paqen me një ligj, i pret dënimi nga qytetarët e mashtruar

Dardan Grapci

  • 08 December 2020 - 12:59

Shkruan: Dardan Grapci

Tani kur e votuan këtë Ligj po dalin nëpër media kinse janë fitues dhe shpëtimtar të popullit, nuk e di pse i bëjnë këto gjeste kur e dinë edhe vetë që krejt kjo ka qenë urdhër nga BE-ja dhe nga ambasadat e huaja në Kosovë. Në zgjedhjet që pritet të mbahen shumë shpejtë, edhe ato për të parin e vendit, po ju premtoj që shumica nga këta deputet të pozitës dhe opozitës, ministra e qeveritar të tjerë, nuk do të shkelin më në atë vend, në parlament, nuk do të ulen në ato karrige sepse populli si kurrë më parë është vetëdijesuar për ti larguar nga skena politike të gjithë këta që na ë nxinë jetën për plot dy dekada që po i lëmë pas.

-Së pari po e them “URIME” që më në fund, pas 3 muajve ngecje, debate të kota, ikje nga Kuvendi, u votua me shumicë votash Ligji për Rimëkëmbjen ekonomike, por ajo se çka është ende e paqartë, është pse nuk i kanë futë në pako edhe pensionistët, familjet me asistencë sociale, kompanitë e mirëmbajtjes rrugore, kompanitë për mbledhjen e mbeturinave dhe zjarrfikësit?, apo krejt kjo luftë është bërë që të aprovohet ky Ligj, ku të gjithë biznesmenët në emër të punëtorit të përfitojnë 3 herë më shumë, kurse punëtoret mos të ja jep asnjë hise? Nëse është kështu atëherë nuk e di pra pse e kanë vonuar këtë ligj thuajse 3 muaj, pse nuk kanë votuar qysh në ditën e parë të dërgimit në seancë. Nëse edhe këtë herë e bëjnë qeveritarët e tanishëm një mashtrim ka të madh, mos të presin të shkojnë në zgjedhje, le ta dorëzojnë mandatin para kohe e le ta braktisin politikën sepse qytetari nuk i voton më.

Unë dua ti pyes Kryeministrin Hoti dhe u.d.p Vjosa Osmanin nëse i kanë menduar pasojat që do ju ndodhin menjëherë pas Pandemisë?, a e kanë menduar ndonjëherë që qytetarët do i shkelin nga koka deri te këmbët për këto skandale që po i bëjnë në Kuvend.

Qytetarët janë gati për ta rrëzuar edhe këtë Qeverie Ilegale, dhe shkuar në zgjedhje të reja për të zgjedhur institucionale të reja legale. Uroj dhe shpresoj qe zgjedhjet të fitohen nga parti që asnjëherë nuk kanë pasur shansin të qeverisin deri tash me vendin, dhe ti dënojnë këta deputet ish pushtetar grabitqar sipas ligjeve të Kosovës, e mos ti lejojnë të vazhdojnë me mashtrime për ta shkatërruar demoluar këtë shtet që akoma jemi duke e ndërtuar, sepse të tillët janë të rreshtuar e bashkuar vetëm për interesat e tyre personale dhe partiake.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".