Partia e Isa Mustafës dhe e Kadri Veselit po bashkohen nga frika e shuarjes, koalicion pa parime për ti shpall luftë Vetëvendosjes

Arsim Haziri

  • 09 December 2020 - 07:35

Shkruan: Arsim Haziri

Krejt çfarë konsideroj me zhvillimet e fundit, është aktualiteti politik, i cili gradualisht po i bën ndarje të thellë skenës politike dhe reformimi që po ndodhë do t'i bëjë progres shumë çështjeve. Rëndësi ka fakti se ndryshimet po ndodhin dhe po e sjellin të munguarën, pra zhvillimin dhe prosperimin, gjë që do t'i zvogëloj në masë partitë tjera.

-Isa Mustafa, natyrisht edhe partia e Kadri Veselit me humbjen e tyre në Podujevë e kanë parë sesi po ecin zhvillimet dhe në favor të kujt po shkojnë. Ata në raport me zhvillimet e fundit sikur kanë pranuar t'i zbusin qëndrimet e tyre në mënyrë që të zbehin rritjen e Vetëvendosjes, e cila arriti ta dërrmoi LDK-në në Podujevë. LDK dhe PDK për t'iu prirë edhe pak proceseve dhe ta kenë ndikimin e tyre akoma, bashkim e tyre e kanë të domosdoshëm. Një logjikë e tillë edhe tanimë po konkretizohet, përkatësisht me përkrahjen e dhënë për të shtyrë pozitivisht ligjin për rimëkëmbje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".