Lidhja e re mes LDK-së dhe PDK-së hapë rrugë për marrëveshjen koncensuale të zgjedhje së Presidentit nga radhët e PDK-së

Lidhja e re mes LDK-së dhe PDK-së hapë rrugë për marrëveshjen koncensuale të zgjedhje së Presidentit nga radhët e PDK-së
Lidhja e re mes LDK-së dhe PDK-së hapë rrugë për marrëveshjen koncensuale të zgjedhje së Presidentit nga radhët e PDK-së

Ragip Guraziu

  • 09 December 2020 - 07:55

Shkruan: Ragip Guraziu

E gjithë kjo po luhet në të gjitha format e lojërave politike për të deklasuar dhe për mos të ardhur në pushtet Lideri i Vetëvendosje, dhe ish- kryeministri Albin Kurti, i cili dëshmojë se edhe në zgjedhjet tjera qofshin ato komunale e parlamentare, do ngadhënjej i vetmi, që do fitoj mbi 51 përqind të votave e kështu me radhë. Në rast se kryeparlamentarja, Vjosa Osmani del me garua me një subjekt të saj politik, qind për qind do të bëjnë koalicion me Albin Kurtin. E gjithë kjo na lë të presim deri në fund se si do të rrjedhin ngjarjet.

-Tash subjektet politike të ndara në dysh, do lozin një lojë cirkusi dikush për ta ruajtur e dikush për të marrë pushtetin, pa shkuar fare në zgjedhje. Po e përdorin edhe Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, kompromisi me propozim amendamentet e PDK-së, bashkë me vendimin që PDK ta thërret seancën e jashtëzakonshme për miratimin e ligjit, që më në fund të fillon të shkrihet akulli për bashkëpunim partitë në pozitë, deri në arritjen e marrëveshjes edhe për futjen eventuale në koalicion me zgjerim të Qeverisë LDK-AAK-NISMA, në njërën anë dhe Vetëvendosje anën tjetër. Tash e tutje këtu do të bëhet temë edhe çështja e Presidentit, që do të jetë kompromisi vendimtar me të cilin do të joshet PDK-ja, e të cilën pozitë me ngulmë po e kërkon vetë PDK-ja në fund, për tu bërë edhe zyrtarisht pjesë e koalicionit të zgjeruar pa Vetëvendosjen.

Tash me të drejtë po shtrohet dilema se mos vallë po i shërben këtij projekti edhe kalimi i deputetëve të grupit parlamentar 6+ në NISMA socialdemokrate, si taktikë tjetër për rirreshtimin e votave për ta krijuar shumicën e mjaftueshme të vendimmarrjes në Kuvend vetëm për ta neutralizuar qëndrimin kundërshtues të VV-së që nuk po heq dorë nga kërkesa për zgjedhje për marrjen e mandatit Qeverisë Hoti dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".