Gjykimi i votës së “ndaluar” të deputetit Etem Arifi teston imazhin e shtetit dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Gjykimi i votës së “ndaluar” të deputetit Etem Arifi teston imazhin e shtetit dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Gani Qarri

  • 09 December 2020 - 13:05

Shkruan: Gani Qarri

Për aq më tepër, nëse Gjykata Kushtetuese varet nga ndikimi i politikës, ky do të jetë imazhi më i keq, që ajo vazhdon ti jep shtetit të ri të Kosovës, në BE dhe rajon, nëse Gjykata Kushtetuese edhe pas gjithë kësaj vonese dhe heshtjes së pa arsyetuar asnjëherë deri më tani, e njeh edhe si të ligjshme një votë aq të kontestuar, për të cilën tashmë nga të gjithë dihet, se ishte plotësisht e pa vlefshme, por që pikërisht nga ajo varet fati i qeverisë së montuar me veprime të pazareve politike për interesa të njerëzve të caktuar, si Thaçi, Mustafa & Co, e pse jo edhe nga ndonjëri apo disa prej gjykatësve të kësaj gjykate, besimi në të cilën, sa vije e zbehet jo vetëm në Kosovë.

-Me gjithë pritjet nga opinioni i gjerë, dhe përkundër kalimit të afatit ligjor, Gjykata Kushtetuese ende nuk e dha verdiktin e shumë pritur të saj, lidhur me votën e kontestuar të deputetit të dënuar me vendim të prerë gjyqësor, Etem Arifi, gjë që assesi nuk do duhej, serish të ndodhte. Madje megjithëse kjo ishte sprova e radhës që Gjykata Kushtetuese, pas gjithë këtyre vonesave të pa arsyetuara të ofrojë përfundimisht një vendim moralisht korrekt dhe real ligjor për fatin e Qeverisë Hoti, dhe votën e kontestuar të deputeti Etem Arfi, ajo edhe pas arrestimit të sunduesve të saj nga Gjykata Speciale, ende nuk arriti ta dëshmojë të qenunit e pavarur dhe gardian i vërtetë i mbrojtjes së ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së pa anshme në Republikën e Kosovës, gjë që po i qetë hije të zezë gjithë shtetit tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".