Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, tmerrësisht e frikshme për pushtetarët e korruptuar

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, tmerrësisht e frikshme për pushtetarët e korruptuar
Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, tmerrësisht e frikshme për pushtetarët e korruptuar

Hasan Preteni

  • 11 December 2020 - 07:43

Shkruan: Hasan Preteni

Të gjithë titullarët e mekanizmave Anti-Korrupsion janë politik, jo profesionistë, të pa dinjitetshëm, pa integritet dhe të shantazhuar. Ishte një pamje që më ra në sy nga intervista e fundit të Drejtorit të Agjencisë kundër Korrupsionit, pas marrjes së mandatit nxitoi të vendos foton e presidentit Thaçi, tani pasi që presidenti dha dorëheqje është i pari që e largoi foton nga zyra. Shenjë tipike e poltronizmit, paqëndrueshmërisë dhe vasalitetet. Kështu ka vepruar edhe kryeprokurori dhe të gjithë poltronët tjerë. Sa keq kur dinakët paraqiten si parimor, patriot dhe profesionistë.

-Është hera e parë që nga viti 2006, që Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, të mos shënohet me asnjë aktivitet. Qeveria-Ministria e Drejtësisë asnjë koment, asnjë deklaratë dhe asnjë veprim. Të heshtur mbetën edhe Këshillat Prokurorial dhe Gjyqësor. E heshtur mbeti edhe Agjencia e kapur kundër Korrupsionit, nuk pati tryeza të organizuara të shoqërisë civile, nuk pati asnjë debat në asnjërën nga televizionet. Heshtje morti. Shënohen datat e shënuara për gjithçka për gjithfarë por nuk shënohet Dita Kundër Korrupsionit. Çfarë koalicioni jo parimor i të gjithë segmenteve të shtetit. UNDP organizonte çdo vit aktivitete të shumta, tani këtë vit edhe ata e bojkotuan këtë. Sipas të gjitha gjasave edhe ata u bindën se investimi në luftën kundër korrupsionit, në mekanizmat ekzistuese është e kotë. Cilat janë rezultatet, cilat janë veprimet, cili është trendi. Në këto pyetje është dashtë të jepen përgjigjet nëse jo në baza ditore-javore apo mujore, atëherë në shënimin e ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit. Kjo mungesa e vullnetit politik asnjëherë në historinë e re të Kosovës nuk u shpreh më fuqishëm se kësaj radhe.

Nuk ka vullnet dhe pikë. Veprime korruptive dhe krim të organizuar në baza ditore kurse veprime Anti-Korrupsion asnjë. Qeveria e Kosovës kinse po bënë përpjekje që ti ndihmoj qytetarët e thjeshtë, penzionerët dhe skamnorët. Shumë qytetar kanë nevojë për ndihmë. E çka po ndodhë me pushtetarët dhe me zyrtarët e mekanizmave Anti-Korrupsion. Ata nuk e ndiejnë krizën, ata kanë buxhet të mjaftueshëm, paga shumë të majme dhe mirëqene që nuk krahasohet me të tjerët që kanë kontribuar shumë më shumë se këta të pushtetit. Kosova duhet të mobilizohet dhe të ndryshoj këtë kastë politike. Mali i Zi nuk është larg, veprimet e para që po i ndërmerr qeveria e re janë: shkarkimi i drejtorit të policisë, drejtorit të Inteligjencës dhe ditëve në vijim do të ndërrohen edhe drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe "presionet" politike deri te shkarkimi i kryeprokurorit, dhe kështu me radhë. Qeveri me 12 ministri dhe me vetëm një zëvendës kryeministër. Përveç ndryshimeve emergjente të krerëve të korruptuar të institucioneve do të procedoj me reforma dhe me VETTING. Tirana po lëvizë me SPAK-un, shumë raste, ju sekuestrua pasuria ish kryeprokurorit, shumë zyrtar të lartë veç kanë filluar të frikësohen. Maqedonia e Veriut e burgosi prokuroren speciale. Lëvizje gjithandej. Në Kosovë asgjë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".