Premtimi i pushtetarëve kosovar për liberalizimin e vizave, gënjeshtër për historinë e Librit të Ginisit

Premtimi i pushtetarëve kosovar për liberalizimin e vizave, gënjeshtër për historinë e Librit të Ginisit

Hajrullah Tërnava

  • 12 December 2020 - 08:52

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Vetëm nëse rrëzohet më shpejtë kjo Qeveri dhe shkohet në zgjedhjet e radhës, me fitoren eventuale të LVV-së që do të del më e fortë, do të krijohet Qeveria e re që për prioritet do ta ketë luftimin e pa kompromis të të krimit të organizuar, sipas kërkesave të BE-së, dhe kjo do ta bindë me fakte BE-në se në Kosovë ka pushtetar të guximshëm që e pastrojnë vendin e tyre nga të gjitha të këqijat dhe i plotësojnë kushtet për të ju bashkangjitur më shpejtë BE-së, me hapin e parë të përafrimit, heqjen e regjimit të vizave. Prandaj vendi i jonë për ti arritur këto qëllime shpejtë e pa vonesë duhet të shkoj sa më shpejtë në zgjedhje të reja.

-Premtimi i politikës Kosovare për liberalizimin e vizave, do të mbetet një nga premtimet më zhgënjyese dhe gënjeshtrat për Librin e Ginisit, pasi që kësaj çështje nuk po i dihet fati i fundit. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka shuar të shpresat e kosovarëve për liberalizim të vizave, jo vetëm para fundit të këtij viti, por edhe në vitin në vijim. Edhe pse ai ka deklaruar se qëndrimi i Gjermanisë, është qëndrim parimor në mbështetje të Kosovës, Rohde thotë se janë disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, që ky nuk ua përmendi emrin, të cilat nuk po binden që t’i thonë “PO” heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës, e që sipas tij, është në përgjegjësinë e qeveritarëve të Kosovës të cilët nuk kanë lobuar se duhet me shtete skeptike dhe bllokues te këtij procesi. Ambasadori i shtetit më me ndikim në BE.

Me të drejtë ka zbuluar pasivitetin e qeveritarëve të Kosovës duke treguar se si gjithmonë i është thënë qeverisë kosovare se është e rëndësishme që të ulet së bashku me këto vende dhe t’i bindë ato, se në këtë aspekt, Kosova duhet të punojë, sepse Bashkimi Evropianë përbëhet nga 27 vende anëtarë dhe për vendime të gjitha duhet të jenë në bord. Ai ka treguar angazhimin serioz të shtetit gjerman duke thënë se po punojnë që kjo të ndodhë se nuk e beson që kjo do të ndodhë para Krishtlindjeve. Pra këtu ashiqare del në sipërfaqe dështimi i lobimit kosovarë në këtë fushë, gjë që po dëshmohet edhe si një fakt tjetër i mos ekzistimit funksional dhe dështimit total të politikës së jashtme të Kosovës, MPJ-së dhe asaj për Integrime.

Por mos të harrojmë se sikur qeveritarët tonë ta luftonini krimin e organizuar dhe korrupsionin ashtu si kërkonin BE, edhe liberalizimi i vizave do të ndodhte, por si mundë të ndodh ky luftim ndaj krimit, kur në pushtet ishin bash pikërisht ata që ishte dashur të burgosen. Tani më fati deshi që filloj punën Gjykata Special, dhe kjo është një ndihmë edhe për Kosovën, sepse një numër i madh nga ata të fortit e shtetit që e zhvatën këtë vend, tani janë të burgosur, e që ishin prijësit e Kosovës, dhe nëse duam të nxjerrim mësim dhe për të bërë hapa serioz ndaj kërkesave të BE-së, tani e kemi shansin sepse dëshirat e elektorati janë që të shkohet në zgjedhje sa më parë, dhe me këtë kërkese se tyre dhe sipas sondazheve është e qartë se kush do i fitoj zgjedhjet.

Prandaj po i fitoj zgjedhjet bindshëm LVV, që ishte mësimi edhe i zgjedhjeve të fundit në Podujeve, atëherë tani i dimë dëshirat e elektoratit, por edhe të Albin Kurtit, i cili edhe para një vitit që i fitoj votat dhe u emërua Kryeministër, e filloj luftimin e krimit në përgjithësi, por ata që iu frikësuam se do të burgosen nga Qeveria Kurti, i rirreshtuan shpejtë për 50 ditë, duke i kuptuan qëllimet e LVV, prandaj vendosen për ta rrëzuar dhe pamundësuar funksionimin e saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".