Bosët e krimit të organizuar, të lidhur me politikën, të pa prekshëm nga drejtësia kosovare

Bosët e krimit të organizuar, të lidhur me politikën, të pa prekshëm nga drejtësia kosovare
Bosët e krimit të organizuar, të lidhur me politikën, të pa prekshëm nga drejtësia kosovare

Blerim Burjani

  • 12 December 2020 - 15:34

Shkruan: Blerim Burjani

Zhvillimet e dobëta në rendin e ligjin kanë bërë probleme të kësaj natyre që nuk ka ndonjë perspektivë të zhvillimeve demokratike në Kosovë. Mos ndëshkimi i politikanëve , mos ndëshkimi i partive korruptive dhe mos çregjistrimit i partive të cilat nuk tregojnë as burimet e financimit është një peshë e rëndë për shtetin e Kosovës. Mungesa e marrjes së masave kundër keqbërësve ka bërë që çështjet negative të marrin hov, të zhvillohen pa ndal dhe me nxitim.

-Gjasat janë shumë të vogla që në Kosovë te merren shembujt praktik të luftimit të krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë si ne shtetet e zhvilluara demokratike. Deri më tash nuk ka zhvillime pozitive, demokracia e brishtë , rendi dhe ligji i brishtë, sistemi gjyqësor nuk funksionon për të korruptuarit e nivelit të lartë, funksionon për të tjerët pa asnjë telashe. Mungesa e vullnetit politik dhe e detyrimit të atyre që në bazë të ligjit janë të thirrur për ta luftuar korrupsionin po ndikon në dobësimin e vazhdueshëm të imazhit ndërkombëtar për shtetin tonë të ri.

Ende nuk ka asnjë zhvillim pozitive me këtë klase politikë të partive tashmë të dëshmuara për mos veprim adekuat në të gjitha fushat ku e kërkon interesi për avancimin e demokracisë dhe të sundimit të ligjit. Edhe në të ardhmen nuk ka as nuk do të ketë ndonjë shenjë të zhvillimit pozitiv. Më e keqja është se kjo po ndikon negativisht edhe në integrimet evropiane . Kjo ngathtësi po ju kushton shumë edhe qytetarëve të Kosovës. Qytetarët tonë po mbeten në pritje të kota me shpresën e liberalizmit të vizave. Kjo po i shkakton probleme të mëdha shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".